Aktualitet

PD kërkon ‘kokën’ e Xhafës dhe Veliut: Të shkarkohen dhe të ndiqen penalisht

Partia Demokratike nuk heq dorë nga ‘koka’ e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Përmes një letre dërguar kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi, PD kërkon që të shkarkohen nga detyra, Fatmir Xhafaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu.

Në letrën që PD i drejton kryeparlamentarit Ruçi thuhet se “Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit nuk i kanë vënë në dispozicion për 5 muaj asnjë dokument Komisioni Hetimor”.

“Ministri i Brendshëm dhe kreu i policisë akuzohen nga PD për pengim të qëllimshëm të Komisionit Hetimor “Tahiri” dhe kjo bëhet me qëllim fshehjen e gjurmëve të lidhjeve të qeverisë me krimin e organizuar”, thuhet në letër.

Gjithashtu, PD akuzon Ministrin Xhafaj për asgjesim provash në mbrojtje të vëllait trafikant, si dhe Tahirit, Ballës, Çyrbjës etj.

“Mandati i Komisionit Hetimor perfundoi sot pa asnjë rezultat për shkak të pengimit të qëllimshëm të punës nga qeveria”, thuhet ne leter duke shtuar se “Pengimi i Komisionit Hetimor nga Qeveria është dhunim i kushtetutës dhe asgjësim i Parlamentit.”

“PD kërkon shtyrjen e Komisionit Hetimor “Tahiri” me 3 muaj dhe qëndrim të prerë nga Kuvendi për përgjegjësit”, mbyllet letra e PD drejtuar Gramoz Ruçit.

Categories: Aktualitet

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.