Sport

Liga e Kombeve/ Fantazmat e Izraelit shqetësojnë kuqezinjtë

Liga e Kombeve sigurisht që është kompeticioni në të cilin përfaqësuesja e Shqipërisë ka vendosur të gjithë ambicjet e saj, duke shpresuar në një kualifikim të dytë në finalet e Europianit, por mes ambicjeve dhe dëshirës, duket qartë kujdesi për të mos pësuar edhe njëherë makthin e nëntorit 2016, kur Izraeli erdhi dhe shkatërroi skuadrën e De Biasit 0-3 në Elbasan Arena.

Nuk ka kujtime shumë të mira sidomos Berat Djimsiti nga ajo ndeshje. Mbrojtësi u ndëshkua me karton të kuq që në minutën e 17, duke vendosur praktikisht fatet e ndeshjes së humbur më pas 0-3. Panucci sigurisht nuk e ka përmendur këtë fakt, por vetë Djimsiti mezi pret rastin për revanshin…

“Nuk më ka thënë asgjë, nuk e di nëse tekniku e ka parë, por unë e di shumë mirë cfarë ndodhi – tregoi mbrojtësi. Atë gabim e kam të qartë në mendje dhe dua që e gjithë kjo të kthehet në forcë. Të bëjmë të njëjtën ndeshje si ajo ku i kthyem reston izraelitëve, duke e fituar ndeshjen si skuadër”.

Koha e miqësoreve ka përfunduar dhe nga e premtja luhet seriozisht. Sigurisht që ndeshjet fitohen me golat e shënuar, por shumë e rëndësishme është të mos pësosh. Kjo është ajo që peshon edhe mbi dy mbrojtësit e përfaqësueses.

“Nuk duhet të mendojmë të kaluarën dhe duhet të jemi të qetë. Të fokusohemi te kjo mundësi që kemi për të shkuar në Europian. Jemi stërvitur mirë dhe jemi gati. Ne nuk duhet ti falim minuta Izraelit siç bëmë këtu ndeshjen e parë – shpjegoi mbrojtësi i kombëtares Elseid Hysaj në konferencë për shtyp. – Kishim mundësi ti fitonim të dyja ndeshjet”.

Izraeli nuk është një kundërshtar i lehtë, sidomos po të bësh gabime si ato që kuqezinjtë bënë në nëntorin e 2016. Ajo ndeshje ishte një nga më negativet e përfaqësueses nën drejtimin e De Biasit, por në analizën e mbrojtësve, ishin gabimet e fillimit ato që përcaktuan rezultatin: “Sa kohë ishim në barazi numerike, Izraeli nuk e pati fare të thjeshtë kundër nesh edhe në atë ndeshje, kështu që kam bindjen se mund ta fitojmë, nëse Berati (Djimsiti) nuk bën më gabime” thotë Hysaj.

Kuqezinjtë kërkojnë kualifikimin në Divizionin C të Ligës së Kombeve dhe nuk ngurrojnë ta thonë, pavarësisht se grupi vlerësohet tepër i ekuilibruar: “Ajo që duhet të bëjmë tani është përqëndrimi. Kemi një trajner të ri dhe mendime të reja. E dimë ku duhet të përmirësohemi. Të gjithë duhet të kemi një gjë në tru, kualifikimin në Europian”, konfirmon shkodrani objektivin e vetëm të Shqipërisë në Ligën e Kombeve.

Kuqezinjtë janë në fazën e fundit të përgatitjeve dhe duket se ambjenti brenda dhomave të zhveshjes është më shumë se i mirë. Dështimi i miqësoreve është lënë pas dhe futbollistët janë gati për sfidën, duke tejkaluar për më tepër edhe pasigurinë që krijojnë mungesat e rëndësishme që ka formacioni i Panuccit.

Categories: Sport

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.