Sport

Kontaktet mes Juventusit dhe Icardit? Wanda tallet keq me ‘zonjën e vjetër’

Wanda Nara, bashkëshortja dhe agjentja e Mauro Icardi-t, ka bërë mbrëmë debutimin si opinioniste televizive në emisionin “Tiki Taka – Futbolli është loja jonë” në Italia 1.

“Showgirl-i” argjentinase ka prekur shumë tema, por fillimisht e nisi duke folur për 0 golat e Ronaldos në tre javët e para të “Seria A”.

“Cristiano nuk është një njeri që nuk e zë gjumi nëse nuk shënon. Icardi si është? Unë zhdukem, nuk i dal para kur nuk arrin të shënojë”- u shpreh Wanda me shaka. Më pas shtoi: “Sa gola do të shënoje Icardi? Nuk kemi një tabelë në shtëpi, por shpresoj të bëjë më shumë se sa Cristiano.”

Më pas Wanda sqaroi nëse ka patur apo jo kontakt mes Icardi-t dhe Juventusit në merkato: “Po, di të them që Mauro Icardi ka patur kontakt me Juven vetëm në rastin e 7 golave që i ka bërë bardhezinjve.

Mauro na ka treguar të gjithëve zgjedhjen e tij, e natyrisht është e vërtetë që nga merkato vijnë gjithmonë oferta. Por a do ta pranonte ai Juven? Jo, e ka treguar gjithmonë se është një kapiten i denjë i Interit. Një kapiten nuk shkon tek Juventus.”

Categories: Sport

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.