Aktualitet

Apelimi i komisionerit publik, caktohet trupa gjykuese që ka në dorë fatin e Bashkim Dedes

Caktohet trupi gjykues që do të shqyrtojë ankimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për kreun e Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja. Trupi gjykues do të kryesohet nga Ardian Hajdari, relator i çështjes është përzgjedhur Luan Daci, ndërsa Albana Shtylla, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz anëtare.

Me 31 korrik, Komisioneri Publik ankimoi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për kreun e Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, duke kërkuar shkarkimin nga detyra të gjyqtarit pasi sipas tij nuk arrin një nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë.

Ankimimi u bë 6 ditë pasi Misioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ONM i rekomandoi këtij Komisioneri ankimimin.

“Nëpërmjet këtij ankimi, Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen në seancë gjyqësore dhe në përfundim të gjykimit të ndryshojë vendimin nr. 24, datë 13.6.2018, duke vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit z. Bashkim Dedja, kryetar i Gjykatës Kushtetuese.”

Më 13 korrik KPK konfirmoi në detyrë kryetarin e Gjykatës Kushtetuese. Në të njëjtën datë, 13.07.2018, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, i kishte paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar këtë vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Ndërsa pak ditë më pas duke komentuar këtë proces Bashkim Dedja u shpreh: Të kalosh vettingun është si të kapërcesh varrin për së gjati

Categories: Aktualitet

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.