Aktualitet

Vrasja e biznesmenit në Shkodër, autori pasi e plagosi i qëlloi sërish me gjakftohtësi

Pas vrasjes së shtetasit Arjan Ferracaku në Shkodër disa detaje të reja janë zbuluar. Burime të sigurta policore bëjnë me dije se 30-vjeçari Arjan Ferracaku mund të jetë vrarë gabimisht. Sipas burimeve autori ka pasur në objektiv një person tjetër për ta vrarë, por ka gabuar në shënjestër duke lënë të vrarë Ferracakun. Gjithashtu, zbardhet dinamika e ngjarjes, lidhur me vrasjes e Arjan Ferracakut në zonë e ‘Livadeve’ në Shkodër, mesditën e së shtunës.

Dinamika e ngjarjes
Autori i këtij krimi ka qëndruar për disa kohë i fshehur pas shkurreve në pjesën periferike të ‘Livadeve’ ndërsa e ka ditur se objektivi i tij dhe personat e tjerë do të vinin aty. Sapo kanë mbërritur, autori ka qëlluar nga një largësi prej afro 70-100 metër duke tentuar që të vrasë objektivin e tij. Në fakt, ka gabuar në shënjestër dhe gabimisht është plagosur shtetasi Arjan Ferracaku. Personat e tjerë që e shoqëronin viktimën janë larguar me shpejtësi për t’i shpëtuar plumbave pasi ata nuk kanë ditur se nga vinin të shtënat për shkak se autori ka qëndruar i fshehur, ndërkohë nuk dihej se sa persona po qëllonin në drejtim të tyre. Arjan Ferracaku dhe shtetasit e tjerë që ishin me të ndodheshin mbi kuaj duke bërë hipizëm dhe parapërgatitje për kampionatin me kuaj që ishte parashikuar me 15 shtator në plazhin e Velipojës.

Pasi autori ka lënë të plagosur shtetasin Arjan Ferracaku ka dalë nga vendi ku fshihej dhe e ka qëlluar sërish për të humbur çdo gjurmë në këtë krim të ndodhur edhe pse objektiv kishte një person tjetër. Forcat e policisë kanë bërë shoqërimin e të paktën 15 personave në policinë vendore të Shkodrës, mes të cilëve janë dëshmitarët që kanë dëgjuar krismat në vendngjarje, por edhe persona të tjerë që mund të kenë dijeni apo familjarë të viktimës. Dëshmitarët sipas burimeve policore janë shprehur për oficerët e policisë gjyqësore se ata vetëm kanë dëgjuar krisma dhe se nuk kanë arritur që ta shohin autorin për shkak se ai ishte fshehur ndërsa janë larguar me shpejtësi për t’i shpëtuar plumbave. Në këtë mënyrë dëshmitarët nuk kanë dhënë asnjë detaj që mund ta ndihmojë policinë në identifikimin e autorit të mundshëm. Nga ana tjetër policia e Shkodrës ka pyetur edhe familjet e viktimës, por ata kanë mohuar se mund të kenë pasur probleme apo se vetë 30 vjeçari ka pasur ndonjë problem.

Categories: Aktualitet

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.