Politike

Nis Kuvendi, mesazhi i Ruçit: Ndalni luftën për pushtet! Beteja jonë, integrimi në BE

Ka nisur punimet sesioni i ri parlamentar. Në fjalën hapëse kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi bëri një bilanc të sesionit të shkuar, por prezantoi edhe objektivat e sesionit të ri parlamentar.

Ruçi: Sot hapim sesionin e ri parlamentar. Dua të ndaj me ju disa këndvështrime të miat mbi arritjet e sesionit që lamë pas dhe detyrat e kuvendit për sesionin e ri që po hapim sot. Ky sesioni bashkë me atë pasardhës do të ketë një mision, kurrorëzimin e procesit për çeljen e negociatave në qershor 2019. Të gjitha kontributetet tona, përfshi edhe luftën politike tja kushtojnë Shqipërisë Europiane.

Ftoj të gjitha grupet politike që të ndajnë luftën për betejën e pushtetit të radhës nga lufta jonë e përbashkët për integrimin e Shqipërisë në BE.

Çështjet e integrimit europian do të jenë objektivi i kuvendit i pandryshuar.

Të gjithë së bashku duhet të mësojmë nga përvoja e parlamentit korat që ka miratuar me konsensus 683 ligj.

Arritjes se reformës në drejtësi janë arritjet e sesionit të kaluar. Shtyllat kryesore të reformës do të jetë vettingu, parandalimi, ndëshkimi i korrupsionit dhe lufta kundër krimit të organizuar.

Reforma në drejtësi po pastron sistemin të drejtësisë dhe, ku pastrim i përgjigjet etjes dhe urisë së shqiptarëve për drjetësi.

Arritjet e reformës në drejtësi janë arritjet e sesionit të kaluar. Shtylla kryesore do të jetë vettingu dhe lufta kundër krimit të organizuar. 

Por angazhimi për reformën nuk ka sjellë gjithmonë produktin që prisnim. Këshilli për Legjislacionin nuk përmbushi detyrën e tij për shqyrtimin e ndryshimeve në zbatim të 5 vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Njëherësh mos miratimi për ligjin e magjistraturës tregoi se dakordësia për nevojën e pastrimit nuk u mbështet nga konsensusi për ndërtimin e arkitekturës së sitemit. Kemi rastin ta korrigjojmë në këtë sesion.

Categories: Politike

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.