Aktualitet

Mbledhja e PS, Balla: Të premten mbledhim Asamblenë, ja fokusi ynë!

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste, që ka zgjatur pak më shumë se një orë. Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, pas përfundimit të mbledhjes në një dalje për mediat ka treguar se çfarë u diskutua

Sipas Ballës, do të ketë takime me qytetarët dhe anëtarësime të reja, për të qenë gati për zgjedhjet lokale vitin tjetër.

“Në fillim të këtij sesioni parlamentar dhe politik, PS mblodhi kryesinë e cila diskutoi dhe pastaj miratoi çështjet, për të cilat të premten do të thirret Asambleja Kombëtare, e cila do të jetë tërësisht e fokusuar në një raport të llogaridhënies publike të qeverisë për punën që kemi bërë tani.

Për ne është e rëndësishme që përkrah përfundimit të turit të llogaridhënies, do të fillojmë një fushatë kombëtare anëtarësimesh të reja në Partinë Socialiste për një organizim më të mirë strukturor në të gjithë territorin për zgjedhjet e reja në vitin e ardhshëm.

Jemi në një proces më të hollësishëm dëgjesash e komunikimi me njerëzit, në çdo cep, në çdo lagje, për të mbajtur shënim, se është e rëndësishme që të kemi vëmendjen te njerëzit. Nuk do humbim kohë me 3 konferenca për shtyp shpifjesh te PD por do përqendrohemi te ato që na votuam. Komunikimi me opozitën është thelbësor”.

Categories: Aktualitet

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.