Aktualitet

Kërcënimi nga dollari, Erdogan del me propozim të fortë

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, propozoi shqyrtimin e alternativës për tregti me valuta vendase, duke thënë se varësia ndaj dollarit amerikan ka filluar të bëhet pengesë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Varësia e tregtisë ndërkombëtare ndaj dollarit amerikan ka filluar të bëhet pengesë përballë nesh. Andaj, ne propozojmë të fokusohemi mbi alternativën e bërjes tregti me valutat tona”, tha Erdoğan në Samitin e 6-të të Këshillit Turkik në Kirgistan.

“Disa vende përpiqen t’i nxjerrin në plan të parë kërcënimet, shtypjet dhe shantazhin, në vend të diplomacisë, dialogut dhe multilateralizmit në zgjidhjen e çështjeve ndërkombëtare. Si pasojë e metodave si kufizimet tregtare, tarifat doganore dhe sanksionet, marrëveshjet që janë vepër e shumë viteve mund të bëhen të pakuptimta për një çast”, tha presidenti turk.

Erdoğan theksoi se Turqia do të vazhdojë të mbrojë dialogun, diplomacinë dhe drejtësinë në solidaritet me komunitetin ndërkombëtar.

Ai shtoi se bashkëpunimi dhe solidariteti mes shteteve turkike do të kontribuojë në funksionimin e drejtë të sistemit ndërkombëtar, shtoi Erdoğan.

Presidenti i Turqisë theksoi Ballkanin, Afrikën e Veriut dhe Palestinën nuk i konsiderojnë jashtë botës turkike.

“Derisa çështja palestineze të mos arrijë një zgjidhje të drejtë dhe të përhershme, as vendosja e sigurisë dhe stabilitetit ndërkombëtar nuk do të jetë e mundur”, deklaroi Erdoğan, duke riafirmuar zotimin për të vazhduar përpjekjet për paqe dhe drejtësi në rajonet si Palestina, Siria, Iraku, Jemeni dhe Afganistani.

Categories: Aktualitet

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.