Sport

Mustafi festoi me “shqiponjë”, por mund të dënohet

Mbrojtësi i Arsenalit, Shkodran Mustafi mund të dënohet për gjestin e bërë pas shënimit të golit kundër Cardiff në takimin e Premierleague të luajtur të dielën.

Futbollisti i lindur në Gjermani në një familje shqiptare me origjinë nga Maqedonia bëri “shqiponjën” me duar duke festuar golin e shënuar në minutën e 11-të të takimit. Gjesti u ka sjellë në vëmenfje të gjitahëve atë që bënë Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri në ndeshjen ndaj Serbisë në boterorin e Risisë.

“The Indipendent” shkruan se “Federata Britanike e Futbollit mund të marrë masa ndaj futbollistit pasi sipas tyre ky është një “gjest me përmbajtje politike”.

Gazeta sjell në vëmendje edhe rastin e Xhakës dhe Shaqirit të cilët u dënuan nga FIFA për sjellje antisportive. “The Indipendent” sjell në vëmednje tensionet mes shqiptarëve dhe serbëve që ende nuk janë shuar.

Ndërsa “The Sun” shkruan se një gjest i tillë u ka sjellë shpesh probleme futbollistëve me origjinë shqiptare duke nënvizuar se edhe 26-vjeçari i Arsenalit nuk do të kalojë pa pasoja. “The Sun” shton gjithashtu se Federata Britanike mund ta konsiderojë këtë një gjest politik.

“Kur e pyetëm Shaqirin për gjestin në atë kohë tha vetëm: “Është vetëm emocion. Jam i lumtur që kam shënuar. Nuk ka gjë tjetër. Nuk dua të flas për më shumë” –shkruan The Sun.

Categories: Sport

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.