Bota

Ministri serb “thumbon” kryeministrit kroat: Mos u frikëso nga një Serbi e fuqishme

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin i tha kryeministrit kroat, Andrej Plenoviç se vendi i tij nuk duhet të ketë frikë nga një Serbi e suksesshme dhe e fuqishme.

Vulin cilësoi se një Serbi e tillë garanton paqe dhe stabilitet në të gjithë Ballkanin dhe rajonin e Evropës Juglindore.

“Ai që ka frikë prej kësaj, nuk ka qëllime të mira”, u shpreh ai.

“Kroacia ishte në vendin e parë kur duhej të njihej pavarësia e Kosovës dhe kur duhej të çmontohej Serbia dhe të ndryshoheshin kufijtë në Ballkan. Tani frikësohet se Serbia do t`i zgjidhë pa ndonjë konflikt problemet e saj dhe se do të vazhdojë të forcohet”, vijoi Vulin.

Ky reagim i ministrit të Mbrojtjes së Serbisë ka ardhur pas deklaratës së djeshme të kryeministrit kroat, ku ripohoi se ai kundërshton ndryshimin e kufijve.

Categories: Bota

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.