Bota

Kufijtë, Thaçi: Po bashkimit me Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën

Pas akuzave nga politika dhe mediave për Presidentin Thaçi për tezën e shkëmbimit të territoreve, kreu i Shtetit të Kosovës ka reaguar me anë të një statusi në rrjetet sociale duke sqaruar së nuk është pro shkëmbimit të territoreve, por është përkrahës i tezës për bashkimin e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës me Kosovën.

Politika në Kosovë dhe ajo ndërkombëtare kanë shprehur qëndrime të kundërta në lidhje me korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo tezë në Prishtinë e ka vendosur të gjithë klasën politike kundër Presidentit Hashim Thaçi.

hashim_thaci

Ndërsa vetë Kreu i Shtetit, me anë të një statusi në faqen e tij zyrtare në fb, ka sqaruar se të gjitha lajmet që e konsiderojnë atë pro ndarjes apo shkëmbimit të territorit janë fake news.

Thaçi: Po bashkangjitjes së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, si tërësi me Kosovën. Po njohjes reciproke Kosovë – Serbi dhe anëtarësimit të Kosovës në OKB dhe organizata ndërkombëtare. Jo ndarje, jo shkëmbim territoresh. Të tjerat fake news.

Ndërsa një ditë më parë gjatë samitit të Kryeministrave të Ballkanit Perendimor në Durrës, Haradinaj u shpreh i prerë për mosprekjen e e kufijve të Kosovës.

Një tjetër pengesë për Presidentin Thaçi për ta diskutuar tezen e shkëmbimit të Kufijve në takimin e 7 shtatorit në Bruksel me homologun e tij serb, do të bëhet rezoluta e opozitës në Kosovë, e cila pritet të paraqitet në Kuvend.

Ndërsa ish-Presidenti Fatmir Sejdiu, gjatë një interviste për mediat kosovare është shprehur se Kushtetuta e Kosovës nuk ia lejon Presidentit Hashim Thaçi të diskutojë tema për të cilat nuk është i mandatuar t’i diskutojë gjatë procesit të dialogut me Serbinë.

Categories: Bota

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.