Bota

Kryediplomati serb: Po na ofrohet mundësia historike për të marrë Veriun e Kosovës

Rishikimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë vazhdon të marrë vemendje të madhe. Në Kosovë pro ndryshimit të kufijve është Presidenti Hashim Thaci, ndërsa në Serbi Qeveria dhe Presidenti Vuçiç. Në një intervistë të dhënë për televizionin shtetëror serb, ministri i Jashtëm Ivica Daçiç ka deklaruar se propozimi për rishikimin e kufijve me Kosovën, rikthen nga fillimi diskutimet për Pavarësinë e Kosovës.

“Ky është me të vërtetë një ndryshim dhe sukses historik dhe tani jemi sërish në fillim. Është një nga dëshmitë e prekshme se ne ishim në gjendje për të ndryshuar praktikisht pozicionin e betonizuar të vendeve Perëndimore për Kosovën. Kjo temë është diskutuar edhe më parë, por konsiderohej një çështje e mbyllur”, ka thënë ai.

Por Daçiç tashmë e ka të qartë se Kosova nuk mund të mbetet brenda kufijve të Serbisë. Rishikimin e kufijve e sheh si mundësi që Serbia të mos dalë krejtësisht e humbur.

“Na ofrohet një mundësi historike për të marrë diçka për kombin dhe popullin tonë në veri të Kosovës. Nuk mund ta refuzojmë mundësinë, por më lejoni të them që ky është fillimi. Askush nuk na ofron mundësinë që Kosova të mbetet brenda kufijve të Serbisë”.

Në asnjë rresht Daçiç nuk thotë se nga vjen ky propozim për të ndryshuar kufijte mes Kosovës dhe Serbisë, por shihet qartë se qëllimi është marrja e veriut të Kosovës. Sakaq, Hashim Thaçi më herët ka deklaruar se Kosova synon të marrë Preshevën.

Categories: Bota

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.