Aktualitet

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, vdes pakistanezi. Policia arreston drejtuesin e mjetit

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pak pas mesnate në autostradën Durrës-Tiranë.

Mjeti tip “Benz” që drejtohej nga S.M., 25 vjeç dhe me pasagjerë një shtetas pakistanez N.M., ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një tjetër makinë tip “Volksvagen”.

Nga aksidenti mbeti i vdekur shtetasi pakistanez i cili ishte pasagjer te mjeti i 25-vjeçarit. Ndërkohë, policia ka arrestuar S.M., dhe po punon për zbardhej e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Më datë 28.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S.M., 25 vjeç, lindur në Has dhe banues në Angli, pasi rreth orës 00:40 në autostradën “Durrës – Tiranë”, duke drejtuar mjetin tip “Mercedez Benz”, me pasagjer shtetasin e huaj pakistanez N.M., ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe është përplasur me mjetin tip “Volksvagen”, me drejtues shtetasin B.Ll., ku për pasojë ka gjetur vdekjen pasagjeri i mjetit tip “Mercedes Benz”, shtetasi i huaj N.H., ndërsa drejtuesi S.M., ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290/3 dhe 273 të Kodit Penal.

Categories: Aktualitet

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.