Politike

Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi përfshihet në një skandal. Në media ka dalë një audio përgjim mes gjyqtarit shqiptar në Strasburg, Ledi Bianku dhe Denar Bibës, aktualisht nënkryetar i KQZ.

Sipas bisedës së publikuar në media, tregohet se qeveria nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, shantazhon gjyqtarin shqiptar në Strasburg për bllokimin e çështjeve të pronave.

Pjesë nga materiali audio i publikuar, i zbardhur

“Më mori Engjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, e më thotë ç’e ke Ledi Biankun?
I thashë…
Më thonë që nga gjithë këta që kemi afër ne ti e ke [më afër].
[Agaçi më] tha… hajde të prijmë një kafe… ky muhabet të mërkurë, të enjte…
Tha, kemi këto problemet, e di ti gjithë kjo historia që do kërkohet shtyrja.
Të lutem tha, ti lutesh të na gjendet në gjithë këtë histori … sot është Niko Peleshi [këtu në Strasburg] ka takim [me Kryetarin e GJEDNJ-së]”

Denar Biba
Denar Biba

 

Biba vazhdon:

“Ma paguan ata biletën…”

Pastaj, Biba i drejtohet Biankut për ta bindur që të pranojë të ndikojë:

“A të ndalon më ky tren në stacion? Të ngelesh pa punë dhe ç’të vajti sakrifica! Njeriu bën kompromise në jetë.”

Pas publikimit të këtij materiali, nga selia e PD, kreu i demokratëve Lulzim Basha tha se kjo është prova më tronditëse në këto 28 vjet, që e fakton qeverinë e Edi Ramës si një organizatë tipike mafioze.

Pasi ka vënë nën kontroll të plotë gjykatat dhe prokurorinë shqiptare, Edi Rama ka kërcënuar edhe shantazhuar gjyqtarin shqiptar në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Sipas regjistrimit audio të publikuar nga media, Denar Biba, në emër të Engjëll Agaçit, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, ka shantazhuar gjyqtarin shqiptar në Strasburg, që të bëjë kompromis me Qeverinë në kurriz të të drejtave të pronarëve shqiptarë. Kërcënimi është i qartë: Nëse nuk zbaton porosinë e Edi Ramës “pas përfundimit të mandatit do të mbetet pa punë dhe se sakrifica për të zbatuar me korrektësi ligjin nuk do t’i shërbejë për asgjë””, deklaroi Basha.

Kryedemokrati i kërkoi prokurorisë që të nisë hetimet për rastin dhe sipas tij të tregojë veten që nuk është e kapur nga Edi Rama.

Sot prokuroria duhet të kish nisur menjëherë procedimin penal ndaj Engjëll Agaçit dhe Denar Bibës për shantazh ndaj gjyqtarit shqiptar në Gjykatën e Strasburgut dhe duhej të kishte njoftuar publikun për një hap të tillë. Por kjo nuk ndodh sa kohë kemi nje prokurori të kapur nga Edi Rama dhe njerëzit e tij të lidhur kokë e këmbë me krimin. Me vënien e tyre para përgjegjësisë penale, një prokurori që i shërbën qytetarëve dhe jo mafias, do të provojë atë që dimë të gjithë, se urdhëruesi i kërcënimit të gjyqtarit shqiptar në Strasburg, është vetë Edi Rama. Asgjë tjetër nuk e justifikon dot heshtjen e Edi Ramës i cili sot duhet shkarkojë nga detyra Engjëll Agacin dhe Denar Bibën e tja dorëzojë drejtësisë”.

Categories: Politike

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.