Aktualitet

Pse munguan tre kryeministrat e rajonit në samitin informal, Rama: Zhvilluam një takim të frytshëm

Pas përfundimit të takimit të kryeministrave të Ballkanit, i cili u mbajt në vilat qeveritare në Durrës, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk harroi pa përmendur edhe kryeministrat e Bullgarisë, Maqedonisë dhe Serbisë, të cilët për arsye të ndryshme nuk morën pjesë në takim.

Në nisje të fjalës së tij, numri një i Qeverisë shqiptar ka shpjeguar arsyet e mungesës së Bojko Borisov, Ana Brnabiç dhe Zoran Zaev.

Për rrethana objektive kanë pamundësuar praninë e disa miqve të tjerë të rëndësishëm. Përfitoj nga rasti ti shpreh ngushëllimet tona, kryeministrit Borisov për aksidentin tragjik ku kanë humbur jetën shumë persona, është bërë shkak për anulimin e ardhjes së tij.

Po ashtu, Kryeministri i Maqedonisë pas më shumë se një orë në aeroportin e Shkupit, e ka pasur të pamundur për shkak të kohës.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fedirama.al%2Fvideos%2F502437810231280%2F&show_text=0&width=560

Kryeministrja serbe na ka përcjellë keqardhjen për pamundësinë. Megjithatë, besoj që kemi zhvilluar një takim të frytshëm, të dobishëm duke bërë një bilanc të ecurisë së procesit të krijimit të zonës rajonale ekonomike, duke parë më radhë të gjitha aspektet e këtij procesi, qoftë ato që kanë ecur si duhet qoftë ato që kanë nevojë për një shtysë të fortë.

Kemi diskutuar më gjerësisht për marrëdhëniet dhe ecurinë e përbashkët në rrugën e anëtarësimit në BE”, – u shpreh kryeministri Rama.

Categories: Aktualitet

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.