Bota

John McCain ndërron jetë, ja çfarë tha kur vizitoi Shqipërinë

Senatori amerikan John McCain, një ish-i burgosur lufte në Vietnam dhe kandidat presidencial në vitin 2008, vdiq të shtunën, në moshën 81 vjeçare.

Senator për Arizonën për mbi tre dekada, McCain ka vuajtur nga glioblastoma, një kancer truri, që nga korriku i vitit 2017 dhe nuk ka qenë këtë vit në Kapitolin e SHBA-së.

Familja e tij shpalli të premten se McCain nuk do ta vazhdonte më trajtimin për kancerin.

Ai vdiq të shtunën mbasdite me të shoqen, Cindy, dhe familjarë të tjerë pranë shtratit të tij. “Në kohën që vdiq, ai i kishte shërbyer Shteteve të Bashkuara të Amerikës me besnikëri për gjashtëdhjetë vjet,” thotë një deklaratë nga zyra e tij.

Senatori McCain ishte një kritik serioz i regjimit iranian dhe mbështetës i rezistencës iraniane, MEK, dhe në prill 2017, ai pati vizituar Shqipërinë dhe u takua me Maryam Rajavi-n, presidenten e zgjedhur të rezistencës iraniane.  Në një mbledhje të MEK, ai pati thënë:

“Nuk ka dyshim që njerëzit në këtë dhomë kanë vuajtur jo vetëm vetë, por edhe humbjen e të afërmve të tyre për shkak të tiranisë iraniane. Ju jeni ngritur, keni luftuar, dhe keni sakrifikuar për liri, për të drejtën për të jetuar të lirë, për të drejtën për të vendosur vetë për të ardhmen, për të drejtën që jua ka dhënë Zoti. Ju falenderoj që jeni një shembull; një shembull për të gjithë botën se ata që janë të gatshëm për të luftuar dhe sakrifikuar për liri, do ta fitojnë atë, dhe ju jeni shembull për këdo në botë që po lufton për liri.” 

Duke shprehur ngushëllimet e tij për viktimat e tiranisë së mullahëve, ai pati falenderuar qeverinë e Shqipërisë që i kishte pranuar anëtarët e PMOI-MEK. Senatori McCain lavderoi udhëheqjen e Rajavi-t, duke theksuar: “Një ditë Irani do të jetë i lirë dhe një ditë ne do të mblidhemi në sheshin e lirisë në Teheran.”

Categories: Bota

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.