Aktualitet

Zjarret në çerdhe, Veliaj tregon masat e marra dhe ka një mesazh për opozitën

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë përurimit të një këndi lojërash në njësinë e Dajtit, është ndalur te rastet e fundit të vënies së zjarrit të qëllimshëm në dy çerdhe dhe kazanët e plehrave në kryeqytet. Ai ka theksuar se, pavarësisht qëllimit të autorëve, e rëndësishme është mbrojtja e punëve publike dhe mbështetja për zjarrfikësit.

“Ka edhe nga ata, që shyqyr Zotit janë pakica, të cilët thonë ku të gjejmë arsye për të bërë sherr, ku ta gjejmë një zjarr që ka vënë dikush që të themi poshtë qeveria, poshtë bashkia! Kjo nuk është normale! Qyteti duhet të ecë përpara dhe nëse një vandal i vë zjarrin një çerdheje, një kopshti, një këndi lojërash apo një kazani plehrash, minimumi që duhet të bëjmë është të jemi të gjithë bashkë për të ruajtur pronën publike, për t’u dhënë kurajo zjarrfikësve, që i fikin zjarret në pak sekonda, për t’i dhënë kurajo policisë, e cila duhet të gjejë kush janë këta që terrorizojnë qytetin me zjarr. Unë nuk besoj kurrë se opozita ka dorë, por sigurisht ndihem keq kur opozita bëhet me zjarrvënësit, jo me zjarrfikësit. Kjo është për të ardhur keq”, theksoi Veliaj.

Duke qenë i vetëdijshëm se, me afrimin e fushatës së zgjedhjeve të ardhshme vendore lufta politike do të ashpërsohet, kryebashkiaku kërkoi prej opozitës që të mos bëjë politikë me fëmijët dhe me njerëzit që punojnë çdo ditë për të ndryshuar qytetin.

“Ata që nuk ndërtuan asnjë çerdhe, asnjë kopsht, asnjë shkollë të re, 4 vite që kishin Tiranën nuk ngulën një gozhdë, sigurisht që do të përdorin çdo mjet, por mund të bëhen aleatë me ata që duan një kryetar tjetër, mund të bëhen aleatë me ata që kanë bindje të tjera, por nuk mund të bëhen aleatë me ata që i vënë zjarrin Tiranës, se kjo i diskrediton dhe është për turp. Dua të siguroj të gjithë ata që kanë fëmijët e tyre në çerdhet, kopshtet dhe shkollat e Tiranës se sot, falë shumë prej donatorëve, çerdhet e kopshtet e Tiranës janë model. Pra, unë nuk e di kush janë arsyet e rrugaçëve që vënë zjarr në punët publike të Tiranës, megjithatë mos e dhëntë Zoti kurrë që të mendoj se këtu ka dorë opozita, se në fund të fundit, janë me pushime në Holandë, se kur s’bënë 4 vite shkolla, kopshte, çerdhe, nuk do t’i prishin pushimet për të bërë këto punë”, – tha ai.

Veliaj shtoi se për të parandaluar çdo përpjekje tjetër për të dëmtuar çerdhet, kopshtet apo shkollat, Bashkia e Tiranës ka marrë disa masa shtesë. “Kemi shtuar rojet e Policisë Bashkiake, si dhe rojet e kontraktuara në çerdhe, kopshte e shkolla këtë vit. Do të shtojmë po ashtu pajisjet me kamera, sistemet e alarmit. I kemi trajnuar anëtarët e stafit në të gjitha çerdhet, kopshtet e shkollat për çdo situatë me zjarret, ndaj i bëj thirrje opozitës, bëhu me njerëzit e punës, bëhu me njerëzit e mirë, bëhu me qytetarët, mos hap panik, mos u bëj me rrugaçët, me vandalët, mos inkurajo zjarrvënien, inkurajo zjarrfikësit, ata që shërbejnë, ata që punojnë, ata që e duan qytetin”, shtoi ai.

Categories: Aktualitet

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.