Aktualitet

VIDEO/ Ndjekje nga deti e ajri për kapjen e gomones me 5 mln euro drogë, pranga dy skafistëve nga Vlora

Dy skafistë nga Vlora që gjendeshin në bordin e një gomoneje me drogë janë arrestuar gjatë një operacioni të rëndësishëm nga Guardia di Financa.

“Il Quotidiano Italiano” bën me dije se mjetet nga ajri lokalizuan gomonen, e cila teksa vërejti ndjekjen nga policia shtoi shpejtësinë.

Megjithatë, mjetet e shpejta lundruese të Departamentit të Operacioneve Aeronaval të Guardia di Finanza në Bari, mundën të arrinin dhe të bllokonin gomonen.

Në bordin e saj, u gjendën 26 pako me lëndë narkotike, veçanërisht marijuanë.

Gomonia ishte 7 metra e gjatë, e pajisur me një motor të fuqishëm, u sekuestrua dhe u mor nga anijet e Departamentit të Policisë Detare të Brindisit.

Në pranga u vunë skafistet G. D. e 46 vjeç, S.V. e 38 vjeç, nga Vlora. Ndaj tyre rëndon akuza për trafikim ndërkombëtar të drogës dhe materialet iu vendosën në dispozicion autoriteteve gjyqësore kompetente.

Marijuana e sekuestruar ishte me peshe 535 kg, do të arrinte vlerën prej pesë milionë euro në treg.

Categories: Aktualitet

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.