Aktualitet

“Pas mbledhjes së qeverisë, Rama niset urgjent me avion charter drejt Torinos”

Kryeministri Edi Rama e ka lënë menjëherë vilën qeveritare të Vlorës pas përfundimit të mbledhjes informale të kabinetit. Ai është parë nga gazetarët që të lëvizë me eskortë nga vila duke mos qëndruar aty edhe pse është fundjavë. A ka pasur diçka më të rëndëshshme kryeministri këtë fundjavë gushti?

Deputeti i PD-së, Edi Paloka shkruan në Facebook se kryeministri Edi Rama, pasi mbledhjes me ministrat ne Vlore ka mbërritur në Rinas me helikopter dhe prej andej, me një avion charter është nisur drejt Torinos.

“Pak minuta më parë, ekzaktësisht me 13.44, kryeministri i vendit me te varfër në Evropë, pasi ka mbërritur në aeroportin e Rinasit nga Vlora me helikopter Cougar është nisur për në Torino me një charter tip Cesna 550, të Serbisë YUBTB. Arsyeja; ndeshja Juventus-Lazio qe zhvillohet ne orën 18.00. Kushdo qe e ka mundësinë, gazetare ose jo, le ta verifikojë” – shkruan Paloka.

Rama njihet si një tifoz i Juventusit. E ka demonstruar këtë edhe në të kaluarën. I mbetet kryeministrit dhe zyrës së tij të shtypit që fillimisht të konfirmojë ose të hedhë poshtë këtë pretendim të Palokës.

Categories: Aktualitet

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.