Aktualitet

Degjeneron sherri për pronën/ 22-vjeçari do merrte hak për babanë, godet me sëpatë djalin e xhaxhait

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Mallakastër, pikërisht në fshatin Corrush, teksa një 22-vjeçar ka goditur me sëpatë djalin e xhaxhait.

Sherri për pronën ka degjeneruar në dhunë brenda familjes, ndërsa uniformat blu kanë bërë të ditur se kanë vënë në pranga Fatjon Lalajn, i cili do të merrte hak për babanë. Gjithashtu, janë arrestuar në flagrancë xhaxhai me nipin, pasi ushtruan dhunë ndaj babait të autorit që goditi me sopatë djalin e xhaxhait.

NJOFTIMI I POLICISË

Ndërhyrja në kohë e policisë ka parandaluar një ngjarje të rëndë në familje.

Godet me sopatë djalin e xhaxhait, arrestohet në flagrancë nga policia.

Gjithashtu arrestohen në flagrancë xhaxhai me nipin pasi ushtruan dhunë ndaj babait të autorit që goditi me sopatë djalin e xhaxhait.

Sekuestrohet mjeti i fortë prerës(sopatë).

Në datën 24.09.2018, në fshatin Çorrush, Mallakastër ka ndodhur një konflikt për motive pronësie ndërmjet shtetasve V.L, 57 vjeç dhe N.L, 69 vjeç (Vëllezër).

Gjatë këtij konflikti, ka ndërhyrë edhe vëllai tjetër i tyre, shtetasi Zenel Lalaj dhe djali i shtetasit N.L, shtetasi Besnik Lalaj të cilët kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit V.L duke i shkaktuar atij dëmtime fizike dhe duke konsumuar kështu elemente të veprës penale “Dhunë në familje”.

Njëkohësisht, në vijim të këtij konflikti,  djali i shtetasit të dëmtuat V.L, shtetasi Fatjon Lalaj, ka dashur të hakmerret ndaj djalit të xhaxhait të tij shtetasit S.L, 39 vjeç (djali i shtetasit N.L dhe vëllai i shtetasit Besnik Lalaj), ku është konfrontuar fizikisht me këtë të fundit dhe ka tentuar ta vrasë me një sopatë por falë ndërhyrjes së policisë e cila neutralizoi autorin, nuk arriti ta vrasë por i ka shkaktuar dëmtime të rënda fizike.

Shtetasi S.L ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Në këto kushte u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Dhunë në familje” i shtetasve:

  • Zenel Lalaj, 66 vjeç, banues në Çorrush, Mallakastër.
  • Besnik Lalaj, 26 vjeç, banues në Çorrush, Mallakastër.

Si edhe u arrestua në flagrancë për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë” shtetasi:

  • Fatjon Lalaj, 22 vjeç, banues në Mallakastër.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.

Categories: Aktualitet

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.