Aktualitet

Ish-deputetja turke kërkon azil politik në Greqi

Kërkesa për azil politik pranë autoriteteve greke në Aleksandropoli, prej ish-deputetes turke të HDP, Leila Birlik, duket se do të rindezë përballjen diplomatike mes Athinës dhe Ankarasë.

Mësohet se ish-deputetja turke, me origjinë kurde, kaloi në territorin grek në mënyrë ilegale, një ditë më parë, dhe u paraqit në rajonin e policisë në Aleksandrupoli, ku edhe kërkoi azil politik, për të shpëtuar prej diktaturës së presidentit turk Erdogan, siç deklaroi përpara autoriteteve.

Ish-deputetja Leila Birlik, konsiderohet si simbol i luftës politike të grave kurde në Turqi. Ajo u arrestua në 2016 dhe u mbajt në burg për 4 muaj prej autoriteteve turke, nën akuzën se mbështeste terroristet kurde, mbështeti grushtin e shtetit kundër presidentit Erdogan, madje fyeu dhe përdhosi figurën e këtij të fundit.

Kohët e fundit ajo ndodhej në liri me kusht, dhe ndalohej të largohej nga Turqia. Burime policore thanë se i gjithë operacioni largimit të saj nga brendësia e territorit turk, dhe kalimit ilegal të kufirit, u organizuan prej militantëve kurde që banojnë në perëndim.

Lidhur me kërkesën për azil prej ish-deputetes është informuar edhe Ministria e Jashtme greke, ndërsa në mediat turke, çështja është lajmi kryesor i ditës.

Që prej grushtit të shtetit të 2016-s në Turqi, pranë autoriteteve greke kanë mbërritur me qindra shtetas turq, të cilët kërkojnë azil politik, mes të cilëve edhe 8 oficerë të ushtrisë turke, por edhe gjykatës dhe prokurorë, mjekë, dhe zyrtarë të tjerë, të cilët deklaruan se ndiqen për bindjet e tyre politike në Turqi.

Në të gjitha rastet, gjykatat greke iu kanë dhënë atyre edhe statusin e emigrantit politik, çka ka krijuar një klimë të acartë në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Categories: Aktualitet

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.