Aktualitet

Bizneset e Edmond Begos u 20-fishuan, PD: Fitoi tendera në kundërshtim me ligjin

Të gjithë të barabartë përpara ligjit? Jo në rastin e biznesmenit Edmond Bego. Partia Demokratike ka publikuar sot një tjetër shkelje, ku theksohet se ligji për prokurimin publik skualifikon nga gara çdo ofertues, të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për pjesëmarrje në organizata kriminale.

Por për Gazment Bardhin, këshilltar ligjor i Partisë Demokratike kjo gjë nuk k ndodhur me mikun e Taulant Ballës, siç e quan ai biznesmenin Edmond Bego.

Ky i fundit, sipas Bardhit, ka përfituar miliona euro nga buxheti i shtetit në kundërshtim me ligjin e prokurimit publik.

Pra, rreth 14 milionë euro nga buxheti i shtetit janë fakte të mjaftueshme që prokuroria të nisë kryesisht hetimin për të provuar se kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka bërë rolin e sekserit për shumëfishimin e pasurisë së trafikantit të drogës, kompania e të cilit, para miqësisë familjare me Taulant Ballën, ishte në prag falimenti dhe 2 herë nën sekuestro. Shqiptarët duhet të mësojnë sot se përfitimi i miliona eurove nga miku i dënuar për trafik droge i Taulant Ballës është bërë në kundërshtim të hapur me ligjin për prokurimin publik”, tha Bardhi.

Shumat që ka përfituar Edmond Bego, sipas PD
•10 milionë euro të përfituar nga punimet në rrugën Tiranë-Elbasan
•1 miliard lekët për ndërtimin e nënstacionit të Librazhdit
•3 miliardë lekët në disa punë të tjera publike në Elbasan

Të dhënat zyrtare sipas bilanceve të dorëzuara në QKR tregojnë se në vetëm tre vjet xhiroja e kompanisë “Inerte Expres” është rritur me 20 herë. Sipas bilanceve, në periudhën 2012-2014 kompania “Inerte Expres” ka patur një qarkullim vjetor që është luhatur nga 13 milionë deri në 52 milionë lekë në vit.

Por pas 2014-ës, xhiroja e saj është rritur me ritme të vrullshme. Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2015 kompania arkëtoi 228 milionë lekë, ndërsa vitin e kaluar xhiroja e saj arriti në 762.6 milionë lekë ose 20 herë me shumë se tre vjet më parë.

Disa ditë më parë, Taulant Balla pranoi e njeh Edmond Begon dhe foli për miqësi me familjen e tij.

Personin në fjalë sigurisht që e njoh, njoh bashkëshorten e tij dhe fëmijë të shkëlqyer, nxënës shembullorë moshatarë me tim bir. Dua t’ju them me garanci të plotë se kurrë nuk i është ofruar një mburojë dhe përgjigjen e ka dhënë shteti shqiptar”.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.