Aktualitet

Adriatik Llallën nuk e “mban vendi”, kërkon në Gjykatën e Lartë pasurinë e tij 1 mln euro

Nuk mund të rrijë duarkryq për pasurinë e tij… Ish- kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka depozituar rekurs në Gjykatën e Lartë për sekuestrimin e pasurisë së tij, rreth 1 milion euro.

Dokumenti është depozituar nga avokati i tij Sokol Hazizaj pranë organit gjykues para disa ditësh, dhe lajmi bëhet i ditur nga vetë Gjykata e Lartë. Në kërkesë ai kërkon heqjen e sekuestros.

Ish kryeprokurori pretendon se bazuar në nenin 6 të Konventës Evropiane, është zhvilluar proces i parregullt ligjor. Më 9 gusht, gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda vendosi që pasuria e tij të vijojë të mbetet në sekuestro.

Ish-prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla u vendos nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda menjëherë pas valës së akuzave që iu drejtuan atij, sapo dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë shqiptare. Mes pasurive të sekuestruara është një apartament në qytetin e Durrësit dhe mbi 22 mijë metra katrore tokë are në Tiranë.

Këto sekuestro, sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, janë vendosur si garanci në lidhje me hetimin që ka nisur ndaj Kryeprokurorit Llalla, i cili akuzohet për fshehje të pasurisë. Fillimisht, hetimet ndaj Llallës nisën kryesisht nga prokuroria e Durrësit, pas dyshimeve se nuk kishte deklaruar të gjitha pasuritë e paluajtshme që dispononte.

Më pas, hetimi u transferua tek Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila pas veprimeve hetimore të kryera në bashkëpunim edhe me policinë, u kërkoi gjykatës të sekuestronte pasuritë e Llallës, si garanci për hetimin që ka nisur.

Categories: Aktualitet

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.