Politike

Tirana zyrtare asnjë fjalë për ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë

Tirana zyrtare nuk ka asnjë qëndrim sa i përket debatit të hapur nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për këmbim territoresh mes Prishtinës dhe Beogradit.

Edhe në një takim me përfaqësues të spektrit politik të Luginës së Preshevës, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati nuk përmendi asnjë fjalë për këtë temë, duke bërë që Tirana zyrtare të qëndrojë në heshtje. I vetmi politikan që ka reaguar ashpër ndaj Thaçit, ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha.

Sipas njoftimit të dërguar nga zyra e shtypit theksohet se ministri Bushati, ka siguruar zyrtarët shqiptarë të Luginës se shteti shqiptar do të vijojë të kërkojë nga Serbia për shqiptarët e Luginës atë që atyre u takon.

Është detyrim i drejtpërdrejtë i autoriteteve serbe të sigurojë përmbushjen tërësore të të drejtave për popullsinë shqiptare në Serbi në respekt të angazhimeve që burojnë nga procesi i negociimit me Bashkimin Evropian, si edhe të normave të gjithëpranuara ndërkombëtare. Ajo çka kërkojmë nga Serbia për ju është të sigurojë as më shumë e as më pak sesa të drejtat që gëzojnë serbët në Kosovë”, u shpreh Ministri.

Categories: Politike

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.