Aktualitet

Gjykata e Katanias liron ‘financierin’ e Habilajve, Nezar Seiti

Gjykata e Katanias ka lehtësuar masën për Nezar Seitin nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

Lajmi i lirimit të Seitit nga avokati Detar Hysi. Nezar Seiti cilësohet si “financieri” i grupit të Habilajve.

Nezar Seiti u arrestua në Babicë dhe mbahej në burgun 313. Ekstradimi drejt Italisë është kërkuar nga vetë Seiti pasi nëpërmjet avokatit të tij, është shprehur se nuk beson tek drejtësia shqiptare. Më herët, gjatë dëshmisë së tij, 40-vjeçari ka shpjeguar se me familjen Habilaj ka lidhje krushqie.

Nezar Seiti dhe avokati i tij Detar Hysi

Nga përgjimet e Prokurorisë së Katanias, Seiti ka pasur rolin e financierit të grupit Habilaj dhe kujdesej për blerjen e gomoneve të shpejta. Gjithashtu sipas përgjimeve, Seiti bënte shpërndarjen e parave mes anëtarëve të bandës.

Vendimi për ekstradimin e Seitajt në Itali, u kundështua dhe nga opozita e cila hodhi akuza drejt mazhorancës.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.