Aktualitet

Rama mbledh ministrat në Vlorë: Gati plani për ribërjen e qeverisë

Edi Rama thërret ministrat në Vlorë për takimin fatal të ndryshimit të kabinetit.

Kryeministri ka përgatitur një material që pritet të diskutohet në një mbledhje informale qeverie që zhvillohet sot në qytetin jugor, ku do të marrin pjesë edhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Bëhet fjalë për një operacion të fortë ndryshimi që Edi Rama do ta paraqesë në mbledhjen e Asamblesë së PS-së në fillim të shtatorit.

Por përpara se të shpallë ndryshimet, kreu i qeverisë pritet të drejtojë një ftesë për opozitën në mënyrë që ajo të kyçet në reformën në drejtësi, për të zgjedhur organet më të larta të gjyqësorit si KLD, KLP, kryeprokurorin e ri, si dhe krerët e BKH-së dhe SPAK-ut.

Opozita ka kërkuar largimin e Ramës dhe ngritjen e një kabineti ka kreun e PS-së, duke paralajmëruar një valë protestash në shtator.

Por sipas gjasave, këto protesta janë një presion për të arritur një marrëveshje politike të leverdisshme për Lulzim Bashën, natyrisht me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve.

Ende nuk është qartësuar që ndryshimet në cabinet do të jetë oferta e parë apo e fundit e Edi Ramës për Bashën, pasi që të hënën nis një “shah” politik mes të dyve ku secili do të bëjë lëizjen për të kapur “Mat” kundërshtarin.

Edi Rama e ka vendosur se kë do të heqë e do të vendosë në kabinet.

Zëra flasin për afro 80% të kabinetit të ribërë, por gjithsesi mbeten zëra. Megjithatë një tjetër zë, ky brenda mazhorancës, flet për rinovim total të qeverisë, përveç Arben Ahmetajt që nuk lëviz.

Ndërsa burime diplomatike flasin se Rama do ta lërë in-hold planin e tij për rinovimin e qeverisë deri në shpërthimin e “bombës Basha”, pra planit të tij për të kondicionuar një marrëveshje politike me qeverinë.

Ka shumë gjasa që disa nga ministrat më problematikë të përmendur nga opozita të jenë pjesë e ndryshimit, dhe në postet kyçe si drejtësia të emërohen teknokratë që kanë edhe izmën e opozitës, në mënyrë që ajo të japë “Ok” për votat e saj në zbatimin e reformës për drejtësi.

Një pakt politik për të ardhmen, ose deri në zgjedhjet e vitit 2019-s nuk është i pamundshëm dhe këtë e ka pranuar edhe Edi Rama në një intervistë të fundit televizive.

 

Çështja është që këto ofertë, si do ta konsiderojë Lulzim Basha, i cili duket se ka bërë një plan për protesta të përditshme për javët e para të shtatorit.

Synimi i këtyre protestave është që të kondicionojë ndryshimet në qeveri me një pakt frytëdhënës për opozitën.

Kontaktet mes Ramës dhe Bashës duket se kanë vazhduar në distancë, por deri tani mbahen shumë të rezervuara mesazhet e shkëmbyera.

Ndërkohë, si kryeministri, ashtu edhe kreu i opozitës mbajnë kontaktet e kujdeshme me Ilir Metën e Monika Kryemadhin për të mos pasur reragimin e fortë të faktorit të tretë politik në vend.

LSI nga ana tjetër, edhe pse po sulmon Ramën nuk i ka dhënë Bashës mbështetjen e duhur, duke mbajtur lidhje direkte me Doktorin.

Një situatë absurdi ku si gjithmonë, “askush nuk i beson askujt” për të prodhuar në fund një zgjidhje finale që edhe pse duket e momentit të fundit, e tillë nuk është.

Ajo që ndodhi më 17 maj mes Ramës dhe Bashës ishte gatuar prej kohësh nga amerikanët, por që Meta e Berisha tentoi që ta prishë deri në momentin e fundit.

Nuk ja doli dhe për këtë arsye u shkarkua me urgjencë Petrit Vasili nga posti i kreut adinterim të LSI-së

Categories: Aktualitet

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.