Bota

Kriza e Turqisë dhe sanksionet e SHBA, Këshilltari i Trump: E kemi zgjidhjen, por të lirohet pastori Brunson

Këshilltari i Presidentit amerikan për Sigurinë, John Bolton, ka deklaruar se kriza në marrëdhëniet me Turqinë mund të mbarojë në çast nëse Ankaraja do të lëshojë pastorin Andrew Brunson. Bolton bëri komente rreth kësaj çështjeje gjatë një interviste për Reuters në Izarel, ku ndodhet për vizitë.

“Qeveria turke bëri një gabim shumë të madh duke mos e lëshuar pastorin Brunson:, është shprehur Bolton.

Pastori duket se është pengu karakteristik i politikes që ndjek Erdogan. Ndaj atij rëndojnë akuzat për pjesëmarrje në grushtin e shtetit të korrikut 2016 dhe organet turke kërkojnë shkëmbimin e tij me Fetullah Gulen që qëndron në Pensilvania në ShBA. Këto të fundit vendosën tarifa ndaj mallrave turke dhe për pasojë lira u zhvlerësua me 40%.

Bolton është shprehur duke kujtuar se ndihma 15 miliardë dollarë e Katarit nuk do ta shpëtojë Turqinë. Ai është pyetur nëse pas kësaj që po ndodh anëtarësia e Turqisë në NATO është vënë në diskutim apo jo dhe sipas Bolton “kjo gjë nuk është në axhendë për momentin”, duke mos e përjashtuar kategorikisht një masë të tillë.

Categories: Bota

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.