Politike

Miqësia me njeriun e Aldo Bares, asgjë për t’u çuditur nga Taulant Balla

Disa ditë pasi është vënë në shënjestër të opozitës për lidhjet me Mond Begon, Taulant Balla jo vetëm i konfirmoi thashethemet që e lidhnin me njeriun e besuar të Aldo Bares, por tregoi dhe miqësinë familjare që kishte me këtë person, dikur trafikant droge, sot biznesmen ndërtimi në Tiranë.

“Personin në fjalë sigurisht që e njoh. njoh bashkëshorten e tij, dy fëmijë të shkëlqyer, nxënës shembullorë, moshatarë me tim bir” u shpreh Balla, duke dalë garant se mbrojtje politike Mond Bego nuk kishte pasur kurrë nga PS.

Por nga kryesia e Kuvendit, Balla shkoi më tej dhe u shfaq protektiv kur foli për trafikantin biznesmen. E quajti atë “një njeri të thjeshtë dhe të zakonshëm”, viktimë e luftës politike PD-PS. Madje sipas Ballës, Bego po trajtohet pa të drejtë nga media, sepse “një person nuk mund të vuajë të njëjtin lajm, si para 10 vitesh, kur e ka kryer dhe pasi e ka kryer një vepër të caktuar penale”.

Fjalët e Taulant Ballës do të ishin një sfidë tronditëse, që i bëhet opinionit publik për çdo vend të qytetëruar, por ky nuk është rasti i Shqipërisë. Ka kohë tani që lidhjet e politikës me krimin, jo vetëm nuk janë të ndaluara, por janë rruga e duhur për të bërë karrierë.

Sa për të bërë një prezantim modest se kush është Edmond Bego, vlen të kujtohet një paragraf i La Repubblica i vitit 2009. Rastis që Mond Bego të kishte thuajse të njëjtin pozicion si Taulant Balla në hierarkinë e grupimit ku bën pjesë, njëri në Bandën e Lushnjës, tjetri në Partinë Socialiste.

Lexoni çfarë shkruajnë gazetarët italianë, një ditë pas arrestimit të Aldo Bares.

“Baza e parë logjistike e grupit kriminal ishte në Torino. Kohët e fundit organizata po i zgjeronte kufijtë e saj. Ishin ndarë në dy pjesë në Itali: një bazë në Milano, që drejtohej nga Edmond Bego, shqiptar 36 vjeç. Tjetra në Romë, drejtohej nga Enver Dondollaku, shqiptar, 31 vjeç. Droga vinte nga portet e Barit dhe të Ankonës, e fshehur me mjeshtëri nëpër kamionë. Pastaj transportohej nëpër Itali në shumë pika shpërndarjeje”- shkruante e përditshme italiane në atë kohë.

Për t’u njohur me njeriun të cilin Taulant Balla e prezanton si mikun e tij, nuk është nevoja të kujtohen me detaje bëmat e Bandës së Lushnjës. Loja me kokën e prerë në mes të qytetit, krijimi i Komisariatit nr.2, historitë e përdhunimit, vrasja e policëve, pengmarrjet, trafiku i prostitutave dhe i drogës ishin pjesë e aktivitetit të bandës së famshme edhe për lidhjet e vazhdueshme me deputetët socialistë, gjatë dhe pas kaosit të vitit 1997.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.