Bota

Përfundon programi i shpëtimit, ekonomia e Greqisë mund të qëndrojë me “këmbët e veta”

Pas tre vitesh masa të ashpra shtrënguese, Greqia doli këtë hënën nga programi i shpëtimit të eurozonës, ndonëse sipas ekspertëve ka ende “një rrugë të gjatë përpara”.

Bashkimi Europian, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar i huazuan Greqisë gjithsej 289 miliardë euro (330 miliardë dollarë) në tre programe, në 2010, 2012 dhe 2015.

Reformat ekonomike që kreditorët kërkuan në kthim nxitën ekonominë e vendit, me një të katërtën e prodhimit të brendshëm bruto (PBB) që u zhduk në tetë vjet dhe papunësia e larte që shkonte në më shumë se 27%.

Pas ndihmës së eurozonës, ekonomia e Greqisë ka shënuar rritje, deficiti publik dikur i madh është shndërruar në një suficit buxhetor dhe shkalla e papunësisë ka rënë nën 20%, thonë zyrtarët.

Qeveria greke vlerëson se nevojat e saj për financim tani mbulohen deri në fund të vitit 2022, duke krijuar hapësirë ​​për të planifikuar kthimin e saj në tregjet e kapitalit.

Mario Centeno, kryetar i bordit të Mekanizmit Evropian të Stabilitetit (ESM), u shpreh gjatë një deklarate se: “Për herë të parë që nga fillimi i vitit 2010, Greqia mund të qëndrojë në këmbët e veta. Kjo ishte e mundur falë përpjekjes së jashtëzakonshme të popullit grek, bashkëpunimit të mirë me qeverinë aktuale greke dhe mbështetjen e partnerëve evropianë përmes huave dhe lehtësimit të borxheve. U deshën shumë më shumë se sa pritej, por besoj ia kemi dalë”.

Categories: Bota

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.