Sport

Man Unitedi vendos për të ardhmen e Mourinhos pas humbjes kundër Brightonit

Mourinho vazhdon ta ketë mbështetjen e plotë të bordit drejtues të Manchester Unitedit, edhe pas humbjes me rezultat 3-2 kundër Brightonit.

Në ndeshjen e parë të sezonit të ri të Premierligës, “Djajtë e kuq” i siguruan tri pikët e para të sezonit. Megjithatë, ata nuk arritën ta vazhdojnë rrugëtimin me të njëjtin ritëm, pasi që në ndeshjen e dytë pësuan disfatë kundër Brightonit, përcjell Gazeta Express.

Megjithatë, bordi i Manchester Unitedit i beson ende trajnerit portugez dhe do t’i japë atij më shumë kohë për të arritur suksesin e kërkuar nga tifozët.

Mourinho ende nuk e ka skuadrën e tij të plotë në dispozicion për shkak të lëndimeve. Lojtarë si Alexis Sanchez, Nemanja Matic dhe Antonio Valencia, të cilët ishin titullar në shumicën e ndeshjeve të sezonit të kaluar, nuk ishin të gatshëm të luajnë kundër Brightonit për shkak të lëndimeve.

Në janar të këtij viti, Mourinho e rinovoi kontratën e tij me Manchester Unitedin, e cila do ta mbajë atë në Old Trafford deri në vitin 2020. Megjithatë, gjatë këtij afati kalimtar ai i kishte kritikuar shpeshherë bordin drejtues për punën e tyre dhe kjo gjë i kishte nxitur spekulimet për shkarkimin e tij.

 

Categories: Sport

Tagged as: , ,

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.