Bota

Krerët e regjimit Iranian nxjerrin urdhra të rinj për trazira në Shqipëri

Duke iu referuar protestave të përhapura në qytete të ndryshme në gusht, Hassan Rouhani, Presidenti i regjimit klerikal, tregoi armiqësinë e tij ndajPMOI-MEK dhe tha më 6 gusht: “Nuk ka asgjë të keqe në protestat e popullit … por nuk duhet të jenë përgjigjja e disa njerëzve ndaj (kërkesave të) një grupi.”

Më pas, Këshilli Suprem i Sigurisë së regjimit, në një udhëzim drejtuar Ministrisë së Inteligjencës, Forcave terroriste Quds, Inteligjencës së Gardës Revolucionare dhe agjensive të tjera të përfshira në eksportin e terrorizmit dhe fondamentalizmit, i urdhëroi të marrin masa të mëtejshme për të spiunuarMEK-në dhe Rezistencën Iraniane dhe për t’ua hapur rrugën akteve terroriste.

  1. Stacionet e Ministrisë së Inteligjencës në vende të ndryshme europiane janë urdhëruar të mbledhin më shumë informacion nga lëvizjet dhe veprimtaritë dhe të përdorin më shumë burime.
  2. Ministria e Inteligjencës dhe ForcatQuds duhet të ekzaminojnë aftësitë dhe potencialet njerëzore, politike dhe teknike për akte terroriste në vendet europiane, veçanërisht në Shqipëri, përmes përdorimit të mercenarëve jo-iranianë, në mënyrë të tillë që këto veprime të mund t’i atribuohen “konflikteve të brendshme të Muxhahedinëve (MEK)” apo “incidenteve natyrore” dhe regjimi të mos dalë fajtor.
  3. Për të justifikuar komplotet dhe skandalet terroriste të zbuluara tashme në Shqipëri dhe Francë(prill dhe korrik 2018), është e domosdoshme të shtohen dimensionet e luftës psikologjike dhe fushatës denigruese të shoqëruara nga influksi masiv i informacionit të rremë dhe prodhimi i dokumentarëve të rremë. Në këtë aspekt, Ministria e Inteligjencës dhe agjentët e mercenarët e saj jashtë vendit duhet të bashkëpunojnë me këshilltarët kulturorë të regjimit në vendet europiane, drejtorinë jashtë vendit të Radios dhe Televizionit Shtetëror, Organizatën e Propagandës Islamike dhe me organizata të tjera përkatëse. Prioriteti është të vihen në punë punojnësit dhe mercenarët e regjimit, sidomos agjentët jo-iranianë të cilët mund ta kryejnë misionin e tyre nën maskën e gazetarisë.
  4. Ministria e Punëve të Jashtme,Ministria e Inteligjencës, dhe Forcat Quds janë urdhëruar t’i bëjnë presion qeverive europiane, sidomos Shqipërisë, që t’i pakësojnë veprimtaritë e Rezistencës Iraniane. Kjo detyrë duhet të kryhet përmes “qeverive dhe partive” miqësore në rajon, Europë dhe Ballkan, duke përdorur lidhjet politike dhe ekonomike.
  5. Mercenarët dhe agjentët e regjimit duhet të dërgohen në Shqipëridhe të përdoren nën pretekstin e familjarëve të anëtarëve të MEK. Ministria e Inteligjencës dhe Forca Quds janë urdhëruar të dërgojnë agjentët e tyre, me ndihmën e disa të ashtu-quajturave organizata jo-qeveritare, në grupe nën pretekstin e “Familjarëve të Muxhahedinëve”, me të njëjtin model si në veprimet e tyre në Ashraf dhe Liberty.

Categories: Bota

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.