Aktualitet

Itali, sot zi zyrtare: gjendet dhe familja treanëtarëshe nën rrënoja, viktimat shkojnë në 41

Ekipet e shpëtimit në rrënojat e “Morand”-it në Genova, arritën të gjejnë dhe një familje treanëtarëshe nën rrënoja, një vajzë 9-vjeçe me prindërit, duke e çuar numrin e viktimave në 41.

E shtuna është shpallur zi zyrtare në Itali, pasi ka nisur dhe funerali i përcjelljes së viktimave për në banesën e fundit.

Ndër autoritetet e larta shtetërore është dhe presidenti Sergio Mattarella, por disa nga familjet kanë vendosur të bojkotojnë ceremoninë në shenjë zemërimi kundër autoriteteve.

Ura “Morandi” u rrëzua të martën gjatë një stuhie, ku më shumë se tridhjetë makina dhe kamionë ranë në tokë nga një lartësi prej 45 metrash.

Besohet se tragjedia u shkaktua nga një prej kabllove të këputura mbajtëse të urës, të zbuluar nga inxhinierët që hetuan këto ditë aksidentin.

Kryeministri italian Giuseppe Conte nisi të premten procesin e revokimit të licencës për një kompani private që vepron në këtë urë. Por “Autostrade per l’Italia”, kompania në fjalë, ka gjësi mohuar çdo përgjegjësi.

Categories: Aktualitet, Bota

Tagged as: ,

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.