Bota

Pompeo shpall ekipin e ri për strategjinë ndaj Iranit

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo të enjten zbuloi krijimin e një ekipi të ri që do të koordinojë përqasjen post-paktit bërthamor të administratës Trump ndaj Iranit dhe që do të forcojë mbështetjen për këtë strategji jashtë vendit.

Grupi i Veprimit ndaj Iranit do të drejtohet nga Brian Hook, këshilltari i lartë i politikës së sekretarit të shtetit, i cili do të marrë titullin përfaqësues i veçantë për Iranin. Pompeo u tha reporterëve që koalicioni ka për detyrë tëdrejtojë, rishikojë dhe të koordinojë të gjitha aspektet e veprimtarisë së Departamentit të Shtetit për sa i përket Iranitdhe do t’i raportojë direkt atij.

Objektiva kryesore e strategjisë së re amerikane është të ndryshojë sjelljen e regjimit iranian duke aplikuar trysni ekonomike dhe izolim diplomatik për ta shtrënguar Teheranin. Hook tha të enjten se nga 12 qëllimet e parashtruara nga Pompeo më herët këtë vit, grupi do të përqendrohet në përpjekjen për të siguruar që Irani nuk do të ndjekë kërkime bërthamore për përdorim të mundshëm ushtarak, për të zvogëluar aftësinë e Iranit për të financuar grupe terroriste, si dhe për të sigururar lirimin dhe dhëniën fund praktikës së  “arrestimit arbitrar të qytetarëve amerikanë.

Theksi i këtij koalicioni do të vihet edhe në krijimin e “nivelit më të gjerë të mbështetjes ndërkombëtarepër strategjinë e re amerikane, dhe Hook tha që kishte patur diskutime produktive të mërkurën me zyrtarë francezë, gjermanë dhe britanikë mbi Iranin.

Ai përgëzoi refuzimin e Presidentit Donald Trump për të rifirmosur paktin në maj, duke argumentuar se kjo lëvizje i kishte dhënë lirinë Departamentit të Shtetit për të ndjekur të gjithë diapazonin e kërcënimeve të Iranit,” në mënyrë diplomatike, kërcënime të cilat, vërejti ai, janë gjithashtu shqetësime të aleatëve të SHBA-së.

Ky grup nuk është formuar me qëllimin për të krijuar dialog ndërmjet Teheranit dhe Uashingtonit, tha Hook, duke shtuar semarrëdhëniet normale mund të fillojnë vetëm pasi të shohim se regjimi iranian e ka ndryshuar seriozisht sjelljen e tij.”

Categories: Bota

Tagged as: , , ,

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.