Aktualitet

Edi Rama pranohet për studime në Oksford

Edi Rama, studenti 18-vjeçar i cili është djalë i refugjatëve nga Kosova, është pranuar në Universitetin e Oksfordit ku do t’i fillojë studimet nga shtatori.

Kjo është larg prej fushëbetejave të Ballkanit nga të cilat kishin ikur babai i tij piktor, Arsimi 48 vjeç dhe nëna e tij recepsioniste, Gëzimja 42 vjeç, në mesin e të 90-tave – të cilët nuk humbin kohë t’ia kujtojnë atij këtë gjë, shkruan New Ham Recorder.

Ata ishin njerëzit e parë që Edi i telefonoi pasi mori vesh që kishte arritur notën maksimale A në matematikë, në matematikë të mëtejme dhe në nivelet A të kimisë.

“Ata shpesh ma kujtojnë se sa me fat jemi që jetojmë në Mbretërinë e Bashkuar”, ka thënë Edi, që ka një vëlla më të vogël, Drinin, si dhe një motër më të re, Dean.

“Nuk flasin shumë për atë që kishte ndodhur por sigurohen që ne ta dimë se sa ndryshe ka qenë fëmijëria e tyre nga kjo e jona.

“Është shumë e vështirë për mua që ta çmoj veç sa vështirë ka qenë për ta, pasi kam lindur këtu dhe nuk di asgjë. Kjo duket e largët për ne, por qartazi jo për ta”.

“Kur iu thashë se sa mirë e kisha bërë testin, të dy u përlotën. Për ta ka shumë vlerë që djali i tyre ia ka dalë në këtë vend. Janë shumë mirënjohës për gjithçka që ky shtet na ka dhënë”.

“Sikur të mos ishin larguar nga Kosova dhe të ishin zënë në luftë, ka gjasë që nuk do të rronin aq gjatë sa të kishin fëmijë, se lëre më t’u shkojë njëri prej tyre në njërin nga universitet më të mira në botë”.

Prindërit e Edit u larguan nga Kosova teksa mbretëronte lufta civile, dhe kishin arritur në Gjermani më 1995, raporton Klan Kosova. Pas përfundimit të luftës, autoritetet gjermane u kishin thënë që duhet të kthehen në Kosovë.

Kështu, atyre iu dha azil nga Britania e Madhe, ku ishin shpërngulur më 1999 duke u vendosur në Barking të Londrës.

Categories: Aktualitet

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.