Aktualitet

Raporti 90-faqësh i Fondacionit Soros në Beograd/ Territoret që do shkëmbejë Kosova dhe Serbia

Zyrtarët më të lartë shtetërorë të Serbisë, presidenti Aleksandër Vuçiq dhe shefi i diplomacisë Ivica Daçiq, po paralajmërojnë se gjatë muajit të ardhshëm (në shtator) do të dalin me një propozim konkret për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, madje ata nuk e fshehin synimin që Kosovën ta ndajnë nëpërmjet vijave etnike, mes shqiptarëve dhe serbëve.

Në anën tjetër presidenti Hashim Thaçi ka disa javë që deklaron vazhdimisht se Lugina e Preshevës duhet të bashkohet me Kosovën, ndërsa Serbia nuk do të mundë t’i marrë komunat veriore të Kosovës.

Por një raport prej 90 faqesh, i botuar dje nga gazeta “Zëri” e Kosovës, i hartuar nga 6 ekspertë serbë dhe i përkrahur nga “Fondacioni për Shoqëri të Hapur” në Beograd, të cilin e udhëheq George Soros, paraqet skenarin për shkëmbimin e territoreve mes të Kosovës dhe Serbisë.

Kësaj të fundit i propozohet t’i marrë 4 komunat veriore, Zubin Potokun, Zveçanin, Leposaviqin dhe Mitrovicën Veriore, ndërsa Kosova ta marrë Preshevën, por pa Bujanocin dhe pa Medvegjën.

Categories: Aktualitet

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.