Aktualitet

Tmerr në Fier/ Gruaja djeg shtëpinë dhe tentoi të mbyste dy vajzat e mitura në lumin Seman

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Fier, ku një 42-vjeçare pasi ka djegur banesën e bashkëjetuesit të saj, ka tentuar të mbysë dy vajzat e saj të mitura në ujërat e lumit Seman,  afërsi të urës së fshatit Daullas, Fier.

Uniformat blu kanë bërë të ditur se kanë vënë në pranga 42-vjeçaren Rudina Kishta.

Kujtojmë këtu se një ditë më parë, një familje në Fier mbeti në qiell të hapur. Burri akuzoi gruan se i kishte vënë flakën shtëpisë pas sherrit me të dhe vjehrrin, një ditë pasi e kishte marrë nga prindërit, për të bashkëjetuar në Fier. Burri u shpreh se ajo kishte tentuar ta digjte shtëpinë edhe një herë tjetër.

NJOFTIMI I POLICISË

Tenton të mbysë 2 vajzat e saj të mitura si edhe djeg banesën e bashkëjetuesit të saj, arrestohet në flagrancë nga policia.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasen:

Rudina Kishta, 42 vjeçe, banuese në fshatin Grecalli, Fier.

Arrestimi u bë pasi dyshohet se ka tentuar të vrasë  dy vajzat e saj të mitura binjake 6 vjeçe duke tentuar t’i mbyste ato në ujrat e lumit Seman në afërsi të urës së fshatit Daullas, Fier.

Gjithashtu dyshohet se shtetasja Rudina Kishta ka djegur me zjarr banesën e bashkëjetuesit të saj në fshatin Grecalli, shtetasit A.Gj, 35 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykarës së Rrethit Gjyqësor Fier për veprat penale “Vrasja për shkak të rrethanave familjare” e mbetur në tentativë dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, parashikuar nga nenet 79/c, 22 dhe 151/2 të Kodit Penal.

Categories: Aktualitet

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.