Aktualitet

KPK e konfirmoi në detyrë, Komisioneri publik ankimon vendimin për gjyqtaren Alma Brati

Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin për gjyqtaren Gjykatës së Tiranës, Alma Brati. Kjo e fundit u konfirmua në detyrë nga KPK disa ditë më parë.

Ne seancën e rivlerësimit, KPK bëri më dije se është kryer hetim i thellë për gjyqtaren por edhe pse ishin konstatuar kontradikta në deklarimet e bëra nga Brati, ajo e kaloi me sukses vettingun.

Mirëpo ankimimi kundër vendimit nr. 32, datë 5.7.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit është dorëzuar sot në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese.

“Në vlerësimin e Komisionerit Publik, në rastin konkret, hetimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nuk është i plotë. Për rrjedhojë, faktet dhe provat e administruara në përfundim të këtij hetimi administrativ janë të pamjaftueshme për të mbështetur vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, referuar pikës 1, të nenit 59, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.”

Bazuar në përmbajtjen e pikës 3, të nenit F, të aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Komisioneri Publik nëpërmjet këtij ankimi kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit që këto mangësi të hetimit administrativ të kryer nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të mund të riparohen nga Kolegji gjatë shqyrtimit të çështjes në seancë gjyqësore”,  – thuhet në njoftimin e KPK.

Categories: Aktualitet

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.