Aktualitet

Zbardhet plani “rumun” i Lulzim Bashës në shtator

Lulzim Basha ka vendosur që të provokojë në Tiranë një skenar rumun, të cilin parashikohet ta konkretizojë pas 10 shtatorit.

Burime brenda selisë blu bëjnë të ditur se plani mbetet sekret dhe i është bërë me dije vetëm një grupi shumë të ngushtë, pasi do të shpallet pas mbylljes së sezonit të pushimeve.

Në fillim të shtatorit, kreu i opozitës do të thërrasë krerët e degëve të PD-së në rrethe dhe drejtuesit e pushtetit vendor që përfaqësojnë opozitën, në një asamble të madhe ku do të shpallet “çadra e re” apo një plan ditor protestash përpara kryeministrisë, deri në arritjen e një marrëveshje politike me Edi Ramën.

Plani i shpallur i synimeve do të jetë normalisht largimi i qeverisë dhe zgjedhje të reja pa Edi Ramën, por ambicjet optimale janë një marrëveshje politike me kryeministrin për të ribërë hartën e ndarjes territoriale përpara zgjedhjeve vendore të 2019-s.

Ndërkaq, Basha synon të arrijë “plagosjen” e qeverisë aktuale përpara vendimit të shpallur nga vetë Rama për ndryshime në qeveri.

Kreu i PD-së i ka bërë të ditur kreut të FRPD, Belind Këlliçi që të përgatisë strukturat rinore për të qenë baza e protestave që pritet të jenë të përditshme, të paktën për një periudhë trejavore.

Pas protestave, Basha pritet të shpallë përfundimisht një ultimatum për qeverinë, së bashku me partitë aleatë.

Peshën më të madhe të organizimit pritet ta mbajë Kamza, ngaqë PD-ja ka edhe mbështetje, por edhe është një nga bashkitë e mëdha që opozita kontrollon dhe ku roli i Xhelal Mziut edhe në protestat e shkuara ka qenë i rëndësishëm.

Si rregull, protestat janë konsideruar si një “rrotacion” i degëve të PD-së në rrethe, ku çdo ditë do të ketë radhën njëra prej tyre për të mbajtur tubimin e saj.

Por në fillim dhe në fund është parashikuar që të marrin pjesë përfaqësues nga i gjithë vendi.

Plani po mbahet sekret në mënyrë që gjithçka të nisë pa kryer ndryshimet qeveritare të shpallura nga Edi Rama, në mënyrë që ribërja e kabinetit të kondicionohet nga presioni i opozitës.

Përveç protestave Basha ka bërë plan që të sulmojë tre ministra kryesorë të qeverisë, në mënyrë që të detyrojë Edi Ramën për të hequr nga kabineti njerëzit e akuzuar nga opozita.

Categories: Aktualitet

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.