Aktualitet

Nuk ndalet armatosja e ethshme e Serbisë: Merr dhuratë 30 tanke nga Rusia

Ka marrë përshkallëzim të ri armatosja e ethshme e Serbisë me arsenal të rëndë luftarak nga Rusia.

Ministri i Mbrojtjes serb, Aleksandër Vulin, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Moskë, i tha Sputnikut sot se Beogradi do të marrë dhuratë nga Rusia 60 mjete të rëndë të blinduara luftarakë.

Bëhet fjalë për 30 tanke T-72S, si dhe 30 mjete të blinduara zbulimi.

Rusia i ka ofruar dhuratë në paketën e 7 Mig 29. Gjithashtu Beogradi ka vendosur të blejë edhe 3 helikopterë Mi-17 dhe 4 Mi-35.

Vulin tha se tanket dhe autoblindat do të mbërrijnë në Serbi në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm.

Ministri serb i mbrojtjes u takua në Moskë me homologun e tij rus, Sergei Shoigu.

Ata së bashku morën pjesë në ceremoninë e mbylljes së manovrave ushtarake ku  u përfshinë disa shtete aleate të Rusisë.

Pse i duhen Serbisë gjithë këto armë? Po i blen për tu përgatitur për ndonjë konflikt të armatosur, apo thjesht po bën tregti me Moskën?

Përgjigja e ministrit serb të tregon një sinjal jo shumë të paqartë.

“Unë jam shumë mirënjohës ndaj Federatës Ruse dhe personalisht Ministrit Shoigu dhe, natyrisht, Presidentit Vladimir Putin, të cilët mbështesin plotësisht të drejtën e Serbisë për të vendosur kur është fjala për Kosovën.

Moska do të mbështesë çdo vendim që Serbia do të marrë”, tha Vulin.

Categories: Aktualitet

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.