Sport

Një adoleshencë mes bandave të krimit, historia e ish-lojtarit të Arsenalit dhe Liverpulit

Xhermein Penant ish-futbollisti i Arsenalit dhe Liverpulit  për “Mirror” ka zbuluar një pjesë të jetës së tij të trazuar përmes autobiografisë. Ka qenë një jetë mes bandave të Notingemit ajo e 35-vjeçarit dhe një karriere futbollistike që kapërcente nga një problem te tjetri.

Prindërit iu ndanë kur ishte vetëm 3 vjeç. I ati ishte një shpërndarës droge dhe raportet me nënën nuk ishin kurrë të qeta. Nuk foli me të për 10 vite dhe mendonte për shumë kohë se kishte vdekur, por në të vërtetë zbuloi vetëm së fundmi që ishte ende gjallë. “Edhe jemi takuar, por nuk kemi asnjë lloj marrëdhënieje. Në shkollë nuk shkëlqeja, përveç sportit. E vetmja rrugë për t’u larguar ishte të bëhesha futbollist. Vetëm Zoti e di se çfarë do më kishte ndodhur po të kisha qëndruar atje”, – ka theksuar Penant.

Ndërkohë që ai ka treguar edhe lidhjen me bandat lokale, ku ai bënte pjesë. Ish-lojtari i Arsenalit ka treguar për një përplasje mes tyre në Notingem kur ishte vetëm 14 vjeç: “Kishin thika, shkopa bejsbolli dhe pistoleta. Një herë tjetër ishim në një ‘fastfood’. Të gjithë u larguan, ndërsa banda jonë ndoqi atë rivale. Nuk e pashë çfarë ndodhi me sy, sepse u fsheha pas banakut, por një prej pjesëtarëve të bandës rivale u kap dhe vdiq më pas në spital”.

Ky ka qenë dhe episodi që e largoi përfundimisht nga bota e krimit dhe e trembi futbollistin e ardhshëm, se mund të ishte ai në vend të tij. Një vit më vonë, ai u bë adoleshenti më i shtrenjtë i futbollit. Firmosi me Arsenalin 15 vjeç në 1999, për të cilin “topçinjtë” paguan 2 milionë sterlina.

Categories: Sport

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.