Sociale

Politikanët harrojnë “sherret”, ku po pushojnë Rama, Basha e Meta

Zhytjen e fundit para se të ikë vapa e gushtit, Edi Rama po e bën në bregdetin e jugut. Misioni i vetëm i kryeministrit këto ditë të nxehta është t’i mësojë notin djalit të tij Zaho, duke harruar për pak kohë hallet qeveritare ashtu si edhe reagimet zyrtare për debatin që është ndezur si brenda dhe jashtë territorit shqiptar, mbi deklarimet e presidentit kosovar për korrigjimin e kufijve

Në viset shqiptare po pushon edhe Ilir Meta President, i cili prej ditësh po eksploron bukuritë e bjeshkëve te Rugovës, por kreu i shtetit shqiptar ka zgjedhur qetësinë dhe shmangien e komenteve për aktualitetin politik duke mbajtur ne balance temperaturat politike me ato atmosferike.

Pushimet familjare natyrisht kanë bërë bashkë presidentin dhe kryetaren në opozitë të LSI-së. Në aventurën e tij gushtore, Presidentin e ka ndjekur bashkëshortja Monika

Shqipërinë nuk e ka braktisur as Lulzim Basha. News24 e pyeti liderin e opozitës se ku po i kalon pushimet dhe përgjigjja që mbërriti ishte Qerreti. Lulzim Basha ka zgjedhur bregdetin shqiptar për të bërë kredhjen e fundit ne det, para betejës se madhe opozitare qe ka paralajmëruar ne shtator. Sali Berisha, besnik i gjirit të Lalëzit, edhe pse larg Tiranës nuk nguron të përfshihet virtualisht në debate dhe replika, më e fundit ajo me Presidentin e Kosovës, ndërsa më diskret për vendoshjen e tij duket kreu i Kuvendit.

Politika po merr energjitë e fundit para se vjeshta të trokasë, shtatori pritet me surpriza, ndryshime në qeveri, një ftesë e hapur e maxhorancës për bashkëpunim me opozitën dhe një aksion i nxehtë parlamentar.

Categories: Sociale

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.