Aktualitet

DETAJE/ “Pse më përmend emrin?”I riu tenton të vrasë pronarin e dyqanit ushqimor ku punonte e dashura

Banorët e qytetit të Vlorës janë tronditur mbrëmë nga të shtënat me armë zjarri. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:20 pranë Universitetit “Ismail Qemali” në lagjen “Skelë” të këtij qyteti. Krismat e armëve në një prej zonave më të populluara të Vlorës ka shkaktuar panik tek banorët dhe pushuesit e shumtë. Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën ku u regjistruan të shtënat dhe kanë nisur hetimet. Blutë kanë krijuar perimetrin e sigurisë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja arme zjarri tip pistoletë.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një sherri banal. Sipas hetuesve të çështjes, pronari i një dyqani ushqimor u ka shpëtuar mrekullisht plumbave. Po të njëjtat burime sqaruan se një i ri ka shkuar në dyqanin ushqimor ku punonte e dashura dhe është konfliktuar me pronarin.

“Pse më ke lakuar emrin mua”, mësohet se i ka thënë i riu pronarit të dyqanit dhe më pas ka nxjerrë armën. Edhe pse pronari i ka thënë se nuk e ka përmendur dhe nuk ka punë me të, autori ka shtënë në drejtim të tij tri herë. Fatmirësisht asnjë prej tyre nuk e ka kapur pronarin e dyqanit. Autori ka qenë i shoqëruar nga një tjetër person, që e ka nxjerrë pronarin jashtë objektit. Ndërkaq, policia ka shoqëruar vajzën dhe pronarin për të marrë dëshmitë e tyre. Dy autorët e ngjarjes janë identifikuar, ndërsa blutë janë vënë në kërkim të tyre.

Categories: Aktualitet

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.