Opinion

Lojrat e fatit dhe fati i shqiptarëve

FB_IMG_1533551520885

Nga Flamur Çelaj

Gjenden të dokumentuara plotë raste dhe argumente që lidhin Fatin e Shqiptareve me një llojë Rulete Ruse që ata kanë bërë me jetët e tyre përgjatë këtij tranzicioni të vështirë ku shpresa shpesh herë humbet kollaj dhe të vetmet forma motivuese kanë qenë “punët e pista” si kontrabanda, trafiqet, evazioni fiskal, mashtrimet, grabitjet e të tjera fenomene sociale, tipike për shoqëri tranzicioni si kjo e jona.

Të gjitha fenomenet e më sipërme sjellin burime të mëdha financiare në një kohë shumë të shkurtër dhe bëjnë që kush nuk e njeh pasurinë (Shqiptarët ishin të varfër dhe të izoluar), të shtyhet drejtë veseve dhe abuzimit që sjellin konsumin e vetvetes, moralit, shëndetit dhe mbi të gjitha konsumin e të hollave të fituara në mënyrë të paligjëshme por kurrësesi jo pa djersë dhe sakrifica…!

Të gjithë jemi dëshmimtar të pasojave që paguajnë shkelësit e ligjit, viteve të gjata të izolimit burgjeve të Europës, Expsulseve nga shtete të ndryshme, kostove rast pas rasti në gjykata dhe prokuroria dhe polici , e mbi të gjitha koston e damkosjes si kriminel.
Këtë koston e fundit Shqiptarët dhe familjet e tyre do e paguajnë edhe shumë vite pas tranzicionit.

Gjithsesi , Personalisht do mendohesha 2 herë për të konsideruar kontigjent kriminal qytetarët e një shteti që vetëm emrin kishte por që në thelb ishte i kalbur nuk funksiononte në asnjë drejtim dhe që i kishte lënë qytetarët e vet në mëshirën e fatit Ose që fatin të bënin vet. Ky shtet I la Shqiptarët si qentë pa zinxhir rrugëve të Europës … keni parasysh vet se çfarë bën një qen azat !

Po atëhere ku janë kriminelët?
Kriminelët janë ata që zaptojnë pronat publike, janë ata që bëjnë ligje për interesa personale.
Kriminel janë ata që në vend të zhdukin lojrat e fatit nga rrugët e qyteteve tona, kërkojnë të nxijnë akoma më shumë fatin e Shqiptarve duke stimuluar këto ambjente vemje-sociale me uljen e taksave!

Përse ulen taksat e lojrave të fatit?
Nëse buxheti i shtetit humbet prej uljes së taksave, atëhere kush përfiton? Shqiptarët e rënë në grackën e Vesit kurrësesi Jo dhe Jo, ata janë të destinuar vetëm të humbasin.
Atëhere kush përfiton ?!!!

Ja pra ku I kemi Kriminelët, janë ajo Rilindja pompoze që do ti jepte “Fund Marrëzisë” por që në fund na rezulton me më shumë lokale të lojrave të fatit sesa shkolla, kisha e xhamira të mara s’bashku. Stimulimi I kumarit që duan të bëjnë ka pasoja të mëdha sociale pasi shkatërron jetën e atyre që kanë varësi nga kumari , prish familjet e tyre dhe mbi të gjitha cënon të ardhmen e fëmijve.

Në rastin e ligjit të Teatrin e përgëzova vendimin e presidentit për mosdekretim sepse u jepte mundësinë palëve të rigjenin rrugën e dialogut .

Kurse kësaj rradhe e falenderoj Presidentin Ilir Meta në emrin e të gjitha familjeve Shqiptare, për vendosmërinë që tregoi duke mos aprovuar ato pika kyçe të këtij ligji vrastar.

Flamur Çelaj
Kryetar I Komisionit të Sigurisë Kombëtare
Lëvizja Socialiste për Integrim

Categories: Opinion

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.