Sport

Nuk mbarojnë problemet për Armando Sadikun, dëmtohet keq me Levanten në miqësore

Një lajm i keq vjen për Kombëtaren Shqiptare të Futbollit, teksa Armando Sadiku ka pësuar një dëmtim të rëndë.

Duket se punët për lojtarin shqiptar nuk po shkojnë aspak mirë te Levante. Formës jo të mirë të sezonit të kaluar, tashmë i është shtuar edhe dëmtimi, që sulmuesi i Kombëtares pësoi në miqësoren e djeshme.

Ai u aktivizua në pjesën e dytë nga trajneri, por në minutën e 70-të, la fushën e lojës i dëmtuar seriozisht. Tashmë, mbetet për t’u parë shkalla e dëmtimit për sulmuesin.

Lajmin për dëmtimin e sulmuesit e ka konfirmuar edhe klubi i Levantes, i cili në një komunikatë zyrtare, bën me dije se ai ka dëmtuar gjurin e majtë. “Dyshohet se Sadiku ka një dëmtim të rëndë në gjurin e majtë. Shkalla e tij e dëmtimit do të përcaktohet më saktë pas testeve më të detajuara mjekësore” – shkruan klubi i shqiptarit.

Categories: Sport

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.