Politike

“I mbushe me naftë tanket e Millosheviçit dhe strehove Arkanin”, Thaçi i përgjigjet ashpër Berishës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka kthyer përgjigje Sali Berishës, i cili doli kundër idesë së Shefit të Shtetit të Kosovës i cili ka nisur një betejë për ndryshimin e kufijve në Ballkan.

Thaçi ka thënë se Kosovës nuk i duhen këshilla nga ata që e kanë ndihmuar Sllobodan Millosheviçin, në vitet e luftës me Kosovën, duke i shitur naftë, në kohën kur Jugosllavia ishte nën sanksione.

Madje, Presidenti i Kosovës ka shkuar edhe më tej duke thënë se këshilla nuk i duhen as prej atij që ka strehuar Osama Bin Landenin dhe ka arrestuar Adem Jasahrin dhe komandantë tjerë të UÇK-së.

“Veçanërisht të atyre që në mes viteve 1992 – 1997 tregtonin dhe bënin që me punët e tyre të pista të mbijetonte makineria ushtarake dhe policore e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviç. Ata duke mbushur xhepat e tyre, u kujdesën me devotshmëri që rezervuaret e tankeve dhe autoblindave të jenë të mbushur plot, përkundër faktit se bashkësia ndërkombëtare kishte vënë sanksione kundër Millosheviçit. Nuk i duhen këshillat e atyre që strehuan Bin Ladenin, vrasësin e civilizimit botëror si dhe Arkanin, vrasësin e shqiptarëve të Kosovës”, – ka shkruar Presidenti i Kosovës.

“Shqiptarët e komunave të Luginës kanë nevojë për garantimin e të drejtave të tyre në përputhje me konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, investime dhe zhvillim dhe jo që të përdoren për interesa te Serbisë për tregti territoresh”, – ka shkruar ndër të tjera Berisha, pas një takimi që ka pasur me udhëheqës të Luginës.

Categories: Politike

Tagged as: , , ,

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.