Bota

Trump dhe Kim Jong-un mund të takohen së shpejti

Presidenti i SHBA-së , Donald Trump, po pret me padurim të takojë  Kim Jong-un së shpejti, teksa e falënderoi këtë  të  fundit për dërgimin e eshtrave të ushtarëve amerikan të vrarë në Luftën Koreane të  viteve 1950-1953.

“Faleminderit Kim Jong-un për mbajtjen e fjalës dhe fillimin e procesit të dërgimit në shtëpi të  eshtrave të  ushtarë ve tanë  të  dashur që  rezultonin të  humbur! Unë nuk jam aspak i befasuar që ju keni marrë këtë lloj veprimi”, shkroi Trump në një postim në Twitter.

“Gjithashtu, faleminderit për letrën tuaj të këndshme, mezi pres që t’ju takoj së shpejti!”, përfundoi Trump, pa dhënë  më  shumë  detaje.

Premtimi për kthimin e eshtrave të ushtarëve amerikanë  u bë gjatë një samiti të rëndësishëm midis Trump dhe Kim në qershor në Singapor, ku Koreja e Veriut u angazhua të punonte drejt denuklearizimit të plotë të gadishullit Korean.

Kim i dërgoi një letër Trump, në mes të korrikut, në të cilën udhëheqësi i Koresë së Veriut tha se shpresonte që do të kishte një takim të dytë midis tyre, por ishte e paqartë nëse kjo ishte “letra e mirë” të cilës i referohej Trump të enjten.

Categories: Bota

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.