Politike

Rama gati për zgjedhjet e 2019-ës: Tirana është në rrugën e duhur me Veliajn

Pas një viti në Shqipëri do të mbahen zgjedhjet lokale dhe kryeministri Rama duke besuar në gjeneratën e re foli për projektet e së ardhmes, kuotën gjinore dhe nismat e ndërmarra. Rama nga Jala ku zhvillohet akademia rinore e FRESH tha se Tiranë është në rrugën e duhur sa i takon iniciativave të ndërmarra nga kryebashkiaku Veliaj.

Vitin e ardhshëm të gjithë këshillat do ti kemi 50 me 50 djem me vajza, gra me burra. Kurse për urbanizmin ajo është një sfidë në vazhdim. Janë bërë dëme të jashtëzakonshme në vite të tëra. Nuk është e lehtë. Megjithatë, besoj që Tirana është në rrugën e duhur. Në Tiranë po bëhet maksimumi. Edhe në disa bashki të tjera që e kanë këtë plagë shumë të madhe unë besoj që po bëhet një punë shumë e madhe.

Sigurisht që janë probleme pafund që nuk mbarojnë asnjëherë, por besoj që po bëhet një punë goxha sistematike dhe ajo që është më e rëndësishmja është që po bëhen punët me radhë. Çka e karakterizoi qeverisjen e vendit tonë për 20 e ca vite ishte që s’kishte radhë puna. Një këtu, një atje, një atje, një këtu edhe faktikisht shteti, Shqipëria, si shtet, si institucione u bë së Bathorja, një kioskë këtu, një kioskë atje, një ndërtim këtu, një ndërtim atje, një garazh këtu, një lavazh atje.

Kështu u bënë Ministrisë. Kështu u bënë Agjencitë. Kështu u bënë dhe sot e gjithë ditën ne kemi akoma shumë punë për të pastruar këtë trashëgimi, me institucione të futura nëpër shtëpi, me shtëpi të kthyera në institucione, me historira të paimagjinueshme, pra është proces dhe duhet durim. Duhet shumë durim”.

Për hapjen e Partisë Socialiste dhe përfshirjen e saj të sa më shumë të rinjëve në radhët e saj në këshillat bashkiak; Rama tha se shqetësim është kuotimi gjinor pra një raport i drejtë meshkuj-femra.

Të rinjve socialistë, Rama u kërkoi të besojnë në arsimin profesional, ndërsa vlerësoi projektin për shndërrimin e piramidës si një qendër IT.

Categories: Politike

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.