Sociale

Bashkimi vjen në shtator, Hipoteka dhe ALUIZNI nën një çati… Refomë dhe tek punonjësit

Pas një viti pune, kryeministri Edi Rama thotë se në shtator dy institucionet Hipoteka dhe ALUIZNI do të bashkohen në një institucion të vetëm.
Deklarata u bë gjatë një takimi me koordinatorët e bashkëqeverisjes dhe me qytetarët. Hapi tjetër sipas Ramës është që në fund të këtij mandati titujt e pronësisë të jepen më shpejt përmes një programi dixhitalizimi.

Në shtator jemi gati të lançojmë reformën që është punuar që në verën e shkuar, pa u krijuar ende qeveria e re, reformën për të cilën jemi zotuar të bashkimit të institucioneve të pronës. Për të pasur një agjenci kombëtare të pronës në mënyrë që të mos shkosh të ALUIZNI ta marrësh e pastaj te hipoteka s’ta jep, për të mos shkuar e ardhur mes institucioneve, po për të pasur një institucion, një drejtim. Kjo reformë do të jetë rrënjësore, do të racionalizojë burimet njerëzore që kemi në dispozicion në këto institucione, do të mundësojë një ecuri shumë më të shpejtë dhe efikase të modernizimit të brendshëm të këtyre institucioneve. Do të krijojë brenda këtij institucioni të ri një strukturë apeli në mënyrë që qytetarët të mos jenë të detyruar të shkojnë në gjykatë po të apelojnë brenda institucionin në një strukturë që është autonome, që do të ulë në mënyrë drastike kohën mundimet dhe mbi të gjitha do të ulë në mënyrë drastike gjithë atë dëshpërim që krijohet”, tha Rama.

Ngërçi i krijuar mes ALUZINI-t dhe Hipotekës ka zvarritur shndërrimin e lejeve të legalizimit në tapi. Prej vitesh ALUIZNI thekson disa pengesa kryesore që bllokojnë legalizimet e ndërtimeve pa leje: së pari, vonesën e procesit të miratimit të lejeve nga ana e Hipotekave, së dyti, zvarritjet disa mujore të përgjigjeve për statusin juridik të pronave, e cila pengon ALUIZNI-n në procedimin me dosjet.

Një pengesë tjetër serioze është mospërputhja e hartave mes dy institucioneve. ALUIZNI punon me një hartë moderne të prodhuar nga fotografimi i gjithë territorit të vendit, ndërsa Hipotekat kanë trashëguar një sistem hartografik tepër të pasaktë e të amortizuar.

Categories: Sociale

Tagged as: ,

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.