Aktualitet

Shkarkohet gjyqtari Shkëlzen Selimi, u përgjua duke folur me kriminelin

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi është shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Shkëlzen-Selimi-1

Në seancën e mbajtur sot KPK deklaroi se Selimi nuk i përmbush kriteret e vlerësimit, prandaj do të shkarkohet nga detyra që ai mban. Pak ditë më parë, Top Channel publikoi një përgjim të tij me një person të dyshuar për trafik droge. Selimi akuzoi Komisionin e Vetingut se kishte nxjerrë këtë informacion dhe braktisi seancën dëgjimore.

Kandidatura e tij është kontestuar mjaft fort nga maxhoranca e djathtë në atë kohë, e cila e ankimoi deri në Gjykatën Kushtetuese. Megjithatë, në shtator të vitit 2011 Kuvendi e miratoi emërimin e Shkëlzen Selimit në Gjykatën e Lartë.

Ai u bë një nga magjistratët e parë që arriti në Gjykatën e Lartë si gjyqtar karriere. Shkëlzen Selimi ka shqyrtuar një sërë çështjesh, edhe si gjyqtar rrethi, por edhe si gjyqtar i Gjykatës së Lartë. Kujtojmë këtu se ai ka dënuar ish-kreun e Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano, për heqjen e tabelave me mbishkrimet shqip në këtë bashki.

Ai u dënua me gjashtë muaj burgim dhe 3800 euro gjobë për këtë shkelje. Po kështu, gjyqtari Selimi ka mbajtur edhe një peshë të madhe të çështjeve penale që adresohen në Gjykatën e Lartë. Ai ka gjykuar “të fortët”, si Bandën e Lushnjës, Bandën e Cërrikut, “të fortin e Shijakut, Ilir Xhakjen, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm.

Categories: Aktualitet

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.