Aktualitet

Senida Mesi hap zyrën e shërbimeve One Stop Shop në Shkodër

Shkodra është tashmë një nga qytetet kryesore, që pas Tiranës, Kavajës, Fierit, Krujës dhe Gjirokastrës do të çelë qendrën e integruar ADISA, një prej institucioneve kampion në ofrimin e shërbimeve publike të standardizuara, për të cilën qeveria shqiptare i ka kushtuar një rëndësi të veçantë si pjesë e prioritetit të saj kyç për reformën në administratën publike.

Lajmi bëhet i ditur sot nga vetë Zëvendës Kryeministrja e Republikës së Shqipërisë Znj. Senida Mesi në rrjetin e saj facebook, e cila në rolin e udhëheqëses së reformës në administratën publike, informon se deri në fund të vitit 2018-të, Shkodra tashmë do të ketë qendrën e saj të integruar ADISA, e njohur ndryshe si Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara.

Kjo qendër parashikohet të ofrojë mbi 330 shërbime të 9 institucioneve shtetërore sikurse janë: Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZVRPP) Shkodër; Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore (DRSSH) Shkodër; Drejtoria Rajonale e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (DRFSDKSH) Shkodër; Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile (DPGJC) Shkodër; Qendra Kombëtare e Biznesit që do të përfshijë Qendrën Kombëtare të Regjistrimit dhe Qendrën Kombëtare të Liçensimit, QKB (QKL DHE QKR); Drejtoria Rajonale e Tatimeve (DRT) Shkodër; Posta Shqiptare; një sportel banke dhe zyra e ALEAT.

“Shërbime të standardizuara, luftë ndaj korrupsionit, më pak kohë e shpenzuar për qytetarët e sipërmarrësit, si dhe më tepër efiçiencë e transparencë për çdo shërbim të ofruar”, shprehet Znj. Mesi, duke nënvizuar faktin se kjo qendër e re do të reduktojë ndjeshëm kohën dhe ngarkesën për marrjen e shërbimeve publike, si dhe do të ofrojë zgjidhje inovative nëpërmjet teknologjisë së informacionit e komunikimit për të gjithë qytetarët e Bashkisë Shkodër.

Qendra e integruar ADISA në Shkodër, një nisëm e mbështetur dhe nën vëmendjen e veçantë të Zëvendës Kryeministres Mesi, parashikohet të çelet në godinën aktuale të konviktit “Safet Spahiu”, ku do të ketë rreth 20 sportele shërbimi dhe mbi 30 të punësuar.

 

Categories: Aktualitet

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.